Rikonstruktohet shkolla “Avni Rustemi”, Veliaj: Do ndërtohet më e fortë dhe më e bukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nisjen e punimeve në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në kryeqytet, e cila po rindërtohet më e fortë, më e bukur dhe me kushte më moderne për nxënësit.

“Shkolla “Avni Rustemi”, një shkollë e vjetër, por një shkollë gjithashtu e amortizuar, e ndërtuar me mjete rrethanore, të varfra, të viteve të komunizmit. Vërtet ka prodhuar shumë talente, do të thotë që një talent lulëzon pavarësisht terrenit. Megjithatë, ka ardhur koha që shkolla të jetë dinjitoze si të gjitha shkollat e tjera.

Madje, edhe shumë shkolla që nuk u prishën nga tërmeti, por mund të kenë pasur dëmtime të thjeshta, sigurisht që stonojnë me supershkollat e bukura që janë bërë. Prandaj i ka ardhur radha edhe “Petro Ninit”, “11 Janarit”, “Edit Durhamit”, dhe “Avni Rustemit”, që është shkolla e parë në këtë seri ku po ndërhyjmë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se rikonstruksioni i shkollës do i rrisë edhe më shumë vlerën pronës në këtë zonë.

“Do të bëjmë një investim shtesë për palestrën në pjesën e mbrapme të oborrit, në një lagje si Rruga e Bogdanëve, që është vërtet një nga lagjet që ka pësuar më shumë ndryshim dhe transformim falë investimeve të bashkisë, por edhe punës private të gjithë atyre bizneseve që gëlojnë këtu, dhe që e kanë kthyer këtë komunitet në një nga komunitetet ekonomike të Tiranës.

Pra, e gjithë zona mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, prapa rrugës së Ambasadave, është vërtet një zonë kyç, ku vlera e pronës është rritur ndoshta më shumë se kudo tjetër. Shkolla do të kthehet në një bizhu për komunitetin. Ka mbërritur dita që shteti po prodhon më shumë cilësi në urbanistikë se sa privati.

Besoj fort se ndërtimi i një shkolle të mirë, edhe çibanët e fundit që kanë ngelur në komunitet ndoshta do t’i bashkojë në një zhvillim të konsoliduar për t’i rritur vlerën akoma më shumë pronës”, nënvizoi Veliaj.

Lexo edhe :  DEA thirrje qytetarëve: Na informoni për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Shkolla “Avni Rustemi”, e cila njihet edhe si fidanishtja e basketbollit shqiptar, ka një kapacitet prej 850 nxënësish, ndërsa do bëhet riorganizimi i hapësirave mësimore dhe sportive /O.S

Të fundit

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

Lajme të tjera

Web TV