Nis procedimi penal për pronarin kopshtit ku u dhunua 3-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur procedimi penal për Daniel Danushin, pronarin e kopshtit, ku u dhunua nga edukatorja 3-vjeçarja në Tiranë. Mësohet se ky kopsht ka qene pa licencë, gjithashtu pronari ka fshehur dhe të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas ka ushtruar pa licencën përkatëse, veprimtarinë në një kopsht fëmijësh, në rrugën “Ali Demi”, Tiranë, dhe ka fshehur të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në  datën në  1 Nëntor. Prindërit e vajzës kanë deklaruar se janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 por dhuna dyshohet se ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit  /O.S

Të fundit

Putin: Trump së shpejti do të rivendosë rendin në Evropë

Vladimir Putin foli në stacionin televiziv “Russia 1” për kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe sesi...

Temperaturat, disa gradë nën zero! Ja si parashikohet moti për 5 ditët e ardhshme

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore...

Çdo mjet i parkuar gabim do bllokohet/ Monitorim i shtuar i akseve rrugore

Arben Bakalli me detyre komandant trafiku pranë komisariatit të qarkullimit rrugor në Tiranë thotë për mikrofonin e ABC News se është hartuar një plan...

Shkak, plakja dhe shtimi i sëmundjeve, gjatë vitit 2024 u importuan 28.2 mld lekë barna

Plakja e popullsisë që po shoqërohet me shtim të sëmundjeve nga njëra anë dhe kthimi i vëmendjes si kurrë më parë te shëndeti si...

1200 kredi të buta për familjet e pastreha, të prekurit nga tërmeti me banesa më cilësore

Janë 1200 familje të pastreha në kryeqytet që do të kenë mundësi të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese....

Lajme të tjera

Web TV