“Duhet t’i kishte mbyllur gojën”, Timbaland i kërkon falje publike Britney!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në librin e saj, Spears zbuloi se ajo mbeti shtatzënë ndërsa ishte ne lidhje me Timberlake. Britney tregoi se nuk ishte e sigurt për kryerjen e abortit dhe se nëse vendimi do t’i takonte vetëm asaj, ajo do ta kishte vazhduar shtatzëninë, por u bind nga Timberlake ta bënte pasi ky i fundit nuk donte të bëhej baba.

Së fundmi, producenti muzikor Timbaland lidhur me këtë rrëfim tha se Justin Timberlake duhet t’i kishte “mbyllur gojën” Britney Spears, por mesa duket pas kritikave është penduar dhe i ka kërkuar falje publike yllit të popit.

“Më vjen keq për të gjithë fansat e Britney, madje edhe për të”, tha producenti i hip-hopit në një lidhje live në TikTok, teksa më tej shtoi, “Ti ke një zë. Ti mund të thuash çfarë të duash. Kush jam unë që të të them çfarë të mos flasësh? Kam gabuar që e kam thënë këtë”, shtoi ai, duke theksuar se i respektonte gratë.

Kujtojmë që duke iu referuar detajeve që Spears ndau për marrëdhënien e saj me Timberlake në kujtimet e saj, “Woman In me”, Timbaland tha se ishte tunduar të kontaktonte me Timberlake, “Doja t’i telefonoja dhe të thosha, ‘JT, duhet t’i mbyllsh gojën asaj që mos të flasë”.

Më tej ai shtoi se sipas tij këngëtarja po përpiqej të “bënte diçka për të tërhequr vëmendjen e njerëzve”. “E dini çfarë? Ne jetojmë në epokën e mediave sociale dhe … të gjithë duan të bëhen viralë”, tha ai. “E kuptoj sepse kjo është mënyra se si fitoni para, të bëheni viralë”./E.Ç

Të fundit

“U kapën duke kopjuar”/ 5 kandidatë për magjistratë, shantazhojnë drejtorin Arben Rakipi 

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi deklaroi se atij po i bëhet shantazh për shkak të funksionit si drejtues i...

8 Marsi, Policia e Elbasanit dhuron lule për gratë dhe vajzat e qytetit

Me rastin e festës së 8 Marsit Policia e Elbasanit ka dhuruar lule të gjithë vajzave dhe grave në këtë qytet. Urimi i policisë bashkiake...

Berisha mund ta lirojë Metën nga burgu!

Ilir Meta, ish-Presidenti i Republikës dhe aktualisht një nga figurat kryesore të opozitës, mund të rifitojë lirinë pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit,...

E kishte zgjedhur vetë mënyrën, i dënuari me vdekje ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit

Një burrë nga Karolina e Jugut, i dënuar për vrasjen brutale të prindërve të ish-të dashurës së tij, u ekzekutua me skuadër pushkatimi, ekzekutimi...

Zgjedhjet/ Rama vijon sot mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve

Kryeministri Edi Rama vijon sot mbledhjen me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja do të nisë rreth orës 14:00 në Pallatin e Brigadave ku në...

Lajme të tjera

Web TV