9 Nëntor 1989/ Degradimi i komunizmit, bie Muri i Berlinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 23 gusht 1989, Hungaria hoqi gardhin me tela me gjemba në kufirin e saj me Austrinë, dhe në shtator, më shumë se 13.000 turistë gjermanë nga Gjermania Lindore u arratisën në Austri. Kjo ngjarje shkaktoi një zinxhir ngjarjesh të tjera. Hungarezët ndaluan shumë gjermano-lindorë të tjerë që të kalonin kufirin, dhe i rrikthyen ata në Budapest.

Po këta të fundit mësynë në ambasadën e Gjermanisë Perëndimore, dhe refuzuan të ktheheshin në Gjermaninë Lindore. Autoritetet komuniste reaguan menjëherë, duke mos lejuar asnjë udhëtim drejt Hungarisë. Por kjo lëvizje shkaktoi një incident të ngjashëm në Çekosllovakinë fqinje, dhe u pasua nga demonstrata masive në Gjermanisë Lindore.

Udhëheqësi i vjetër komunist, Erich Honecker, dha dorëheqjen më 18 tetor, ndërsa vendin e tij e zuri Egon Krenz. Protestat vazhduan duke u bërë përditë e më të mëdha. Më 4 nëntor mbi 1 milionë njerëz u mblodhën në Alexanderplatz në Berlinin lindor. Ndërkohë ishte shtuar edhe vala e refugjatëve që largoheshin nga Gjermania Lindore drejt Perëndimit përmes Çekosllovakisë, e toleruar nga qeveria e re e Krenzit falë një marrëveshje me Pragën.

Për të lehtësuar kalimin, Byroja Politike vendosi më 9 nëntor, që t’i lejonte refugjatët të dilnin direkt përmes pikave të kalimit midis Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, duke përfshirë edhe Berlinin Perëndimor. Ky ndryshim do të hynte në fuqi të nesërmen, ndërsa lajmi u bë i ditur që atë natë nga Günter Schaboëski, Sekretari i Partisë Komuniste për Propagandën.

Ai kishte qenë pushim atë ditë, dhe njoftimin e lexoi në mënyrë mekanike pa u konsultuar me rregulloren e re, dhe kur u pyet nga gazetarët nëse vendimi hynte në fuqi menjeherë, ai tha po. Po atë mbrëmje, mijëra njerëz u turrën nëpër pikat kufitarem, si dhe u grumbulluan në pika të ndryshme përreth Murit. Përkundër një rezistence fillestare verbale nga rojat e stacionuara atje, qindra njerëz hipën në Mur dhe filluan të këndonin dhe festonin. Pas më shumë se 28 vitesh, Muri i Berlinit ishte rrëzuar.

Lexo edhe :  3 Shkurt 1924/ Woodrow Wilson, ndahet nga jeta presidenti amerikan

Kalendar

 9 Nëntor 1799 – Napoleon Bonaparte drejton Grushtin e Shtetit të 18 Brymerit, duke i dhënë fund qeverisë së Direktoratit, dhe duke u bërë një nga tre Konsujt e saj.

9 Nëntor 1918 – Kajzeri Wilhelm II i Gjermanisë abdikon pas Revolucionit Gjerman, dhe Gjermania shpallet Republikë.

9 Nëntor 1921 – Në Itali, themelohet Partia Fashiste Kombëtare, me drejtues Benito Mussolinin.

9 Nëntor 1963 – Një shpërthim i fortë në një minierë qymyri në Miike të Japonisë, shkakton vdekjen e 458 minatorëve, dhe plagosjen e 839 të tjerëve, kryesisht të helmuar nga monoksidi i karbonit.

9 Nëntor 1965 – Anëtari i Lëvizjes Katolike të Punëtorëve, Roger Allen LaPorte, i vë flakën veten para selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në shenjë proteste kundër Luftës së Vietnamit.

9 Nëntor 1993 – Stari Most, ura qindra vjeçare në qytetin boshnjak të Mostarit, e ndërtuar që në vitin 1566, shembet pas disa ditë bombardimesh nga forcat kroate, gjatë Luftës Kroato-Boshnjake.

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV