Akuzohet se i theu këmbën 3-vjeçares, arrestohet edukatorja e kopshtit “Stinët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edukatorja e kopshtit “Stinët”, Majlinda Dehima, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasditen e kësaj të enjte. Arrestimi i saj u bë pas kërkesës së Prokurorisë për masën “arrest me burg” për veprën penale “keqtrajtim i të miturit”.

Dehima akuzohet se dhunoi 3-vjeçaren në poshtin privat, duke i thyer asaj edhe këmbën. Emisioni investigativ “Stop” publikoi dy ditë më parë pamjet e tmerrshme ku 3-vjeçarja shihej teksa dhunohej në kopshtin privat në Tiranë “Stinët” nga edukatorja. Edukatorja Majlinda Dehima shihej teksa dhunonte të miturën derisa e vogla përfundoi me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe Ministria e Arsimit të cilët pas verifikimeve të bëra rezultoi se kopshti “Stinët” ishte i palicensuar. Si rjedhojë u bë i mundur edhe mbyllja e këtij kopshti ku dhe ndodhi ngjarja.

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme një tjetër video u publikua nga emisioni investigativ “STOP”.  Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në dhomën e fjetjes së kopshtit u pa qartë sesi vajza dhunohet nga edukatorja deri në thyerjen e këmbës.

Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores ndaj të miturës, ku nuk nuk kursehet aspak, deri në përdorimin e fjalëve si “sharabajgë”./   S.M

Të fundit

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV