Rama mbërrin në Forumin e Paqes në Paris, fokusi te lufta Izrael-Hamas (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Paris. Ai do të marrë pjesë në Forumin e Gjashtë të Paqes. Në fokus të diskutimeve do të jetë konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.

Ditën e djeshme Rama shpërndau një deklaratë ku shprehu shqetësimin e Shqipërisë për ashpërsimin e konfliktit.

“Shqipëria qëndron e palëkundur me Izraelin kundër Hamasit, por jemi gjithashtu shumë të shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet në Gaza”, tha Rama.

Mësohet se kreu i qeverisë shqiptare do të  propozojë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit. Ky plan do t’i prezantohet Presidentit Francez Emmanuel Macron.

Në forumin e paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete. Këtë të enjte u mbajt gjithashtu një konferencë për ndihmën humanitare ku presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi pauzë humanitare në Gaza dhe shtoi se vendet duhet gjithashtu të punojnë për një armëpushim./E.T

Të fundit

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,”...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Lajme të tjera

Web TV