Censusi/Veliaj thirrje qytetarëve: Regjistrohuni, na ndihmon si të shpërndajmë investimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e procesit të censusit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me administratorët e njësive të kryeqytetit, ku u bëri thirrje qytetarëve dhe i ftoi ata që të regjistrohen sepse në këtë mënyrë, Qeveria dhe Bashkia, e kanë më të thjeshtë të dinë se ku duhet të investojnë.

“Duke pasur parasysh se në Tiranë jeton shumica e popullsisë së Shqipërisë, sfida më e madhe është që Tirana të identifikohet dhe numërohet e tëra.

Afati që na dha qeveria, deri në 15 nëntor, është një ditar që duhet maksimizuar nga secili prej nesh. Për ata që nuk kanë rastisur në shtëpi, kemi një numër telefoni – 0800 22 44 – ku mund te prenotojnë takimin në kohën e lirë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se këto pak ditë që mbeten duhen shfrytëzuar më së miri, për të pasur mundësinë e një qeverisjeje akoma më të mirë. Ai renditi disa zona në Tiranë që janë zhvilluar dhe populluar ndjeshëm, duke theksuar se ndaj duhet doemos që çdo qytetar të regjistrohet.

“Njësia 7 është zhvilluar shumë, po ashtu si Kashari, zona e Astirit. Ndërkohë, edhe në Njësinë 2 ka një shtesë të jashtëzakonshme popullsie, se është edhe Qyteti Studenti; janë shtuar shume edhe pjesa mes Saukut e Farkës, me një super zhvillim. Njësia 5 ngelet pa dyshim sfidë, ka qenë gjithmonë njësi që vetëm rritet e rritet.

Njësia 9 po ashtu, edhe me zhvillimin që do kemi te Bulevardi i Ri; njesoj me lagjet e reja, ku strehohen familjet e prekura nga tërmeti, në Kinostudio apo në Kombinat. Censi duhet te vijë në çdo rezidencë dhe asnjë derë nuk duhet të jetë tabu”, nënvizoi Veliaj./    S.M

Të fundit

“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka folur sot për herë të parë në “Breaking” Top News, pas...

E rëndë në Tiranë! 59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku dyshohet se një 59-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i...

“E ndjeva që po bie”/ Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni

Ermal Mamaqi ka vendosur të flasë hapur për vendimin e tij për t’u tërhequr nga televizioni. I ftuar në emisionin “Flet”, ai tregoi për...

Sulmi i Trump-it ndaj madhështisë amerikane

Ndonjëherë duhet parë panorama e përgjithshme. Më 4 korrik 2026, SHBA-të do të festojnë 250-vjetorin e pavarësisë. Vetë deklarata e pavarësisë thotë se: “Ne i...

Nën efektin e drogës tentoi t’i largohej patrullës/29-vjeçari përplas me makinë 2 policët

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi nën efektin e dogës ka aksidentuar me makinë dy efektivë policie në tentativë për t’u...

Lajme të tjera

Web TV