Motori i kërkimit më i madh në të gjithë botën, Google ka vendosur që të dhurojë plot 800 milionë dollarë për krizën e krijuar nga koronavirusi.
Ndihma që do të japë korporata e google do të bazohet kryesisht tek reklamat falas dhe do të shkojë për të mbështetur bizneset, organizatat dhe personelin shëndetësor.
Kjo kompani ka bërë me dije se do i japë OBSH-së dhe agjensive botërore qeveritare 250 milionë dollarë grante, 340 milionë dollarë kredi, 200 milionë dollarë për bizneset e vogla që të kenë akses në kapital, 10 milionë respiratorë dhe3 milionë maska mbrojtëse./Fjala.al/