Paris, mbi 100 mijë vetë marshojnë kundër antisemitizmit në rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 100,000 persona marshuan të dielën në Paris në shenjë protesteste kundër akteve në rritje të antisemitizmit, nxitur nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Në marshimin e zhvilluar nën masa të forta sigurie, mori pjesë Kryeministrja Elisabeth Borne, përfaqësues të disa partive të majta, konservatorë dhe centristë të partisë së Presidentit Emmanuel Macron, si dhe udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Vetë zoti Macron nuk ishte i pranishëm, por shprehu mbështetjen e tij për protestën dhe u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen kundër “ringjalljes së antisemitizmit të shfrenuar” sikurse tha ai.

Ndërkohë kreu i partisë së ekstremit të majtë France Unbowed, Jean-Luc Melenchon, nuk iu bashkua protestës. Në një postim javën e kaluar në rrjetin social X ai shkruante se marshimi do të ishte “një mbështetje e pakushtëzuar për masakrën” në Gazë.

Autoritetet e sigurisë vendosën 3 mijë forca policie përgjatë rrugës ku u mbajt marshimi, mes një rritje alarmante të akteve kundër komunitetit hebre të Francës, që pas 7 tetorit, kur Hamasi kreu një sulm të përgjakshëm ndaj Izraelit.

Në Francë jeton komuniteti më i madh hebre në Evropë, por duke pasur parasysh bashkëpunimin e këtij vendi me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, aktet antisemitike kanë hapur tashmë plagë të vjetra.

Në marshimin e së dielës morën pjesë dhe anëtarët e familjeve të disa prej 40 shtetasve francezë të vrarë gjatë sulmit fillestar të Hamasit, si dhe të atyre që janë zhdukur apo rezultojnë të marrë peng nga grupi militant. Sipas policisë, në marshim morën pjesë 105 mijë vetë./ VOA

Të fundit

Egli Tako e vendosur: Nëse nuk shpallem finaliste, lë shtëpinë e BBV

Egli Tako ka dhënë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”. Gjatë...

Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, raportohet për katër të plagosur detajet e para

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në hyrje të tunelit të Murrizit, në rrugën e Arbrit. Si pasojë e përplasjes kanë...

Gjermania nuk kryeson më renditjen e BE-së në kërkesat për azil

Numri i kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani shënon rënie të ndjeshme këtë vit. Për herë të parë ndër vite Gjermania nuk pranoi...

Shqipëria importon më shumë se eksporton në SHBA / A duhet të shqetësohemi?

Të gjitha mallrat dhe produktet shqiptare që shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara do të kenë një tarifë prej 10%, pas aplikimit të tarifave tregtare...

KS Tirana fiton titullin U18 vajza me rezultat 49-36 ndaj Vllaznisë

KS Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë në kategorinë U18 për vajza, pas një fitoreje bindëse ndaj Vllaznisë në finalen e Kampionatit Kombëtar të...

Lajme të tjera

Web TV