Rama inspekton shkollën profesionale në Peshkopi: Një mundësi e shkëlqyer me pak Kosto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama inspektoi shkollën profesionale “Nazmi Rushiti” në Peshkopi, duke qenë se të rinjtë po zgjedhin çdo vit e më shumë t’u drejtohen këtyre shkollave.

Kjo shkollë profesionale është transformuar nga themelet, në një infrastrukturë model e kompletuar sipas standardeve europiane, me reparte të praktikave profesionale, laboratorë, bibliotekë, si dhe kabinete të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme didaktike.

Kryeministri Edi Rama vizitoi mjediset e rikostruktuara të shkollës dhe ndoqi nga afër një ditë të zakonshme mësimi, e cila frekuentohet edhe nga nxënës të zonave rurale te qarkut Dibër, si dhe nga nxënës të komunave e rretheve Mat e Bulqizë, për të cilët ofrohet edhe mundësia e akomodimit në konvikt.

Në bisedën me mësuesit, kryeministri theksoi se shkollat profesionale mund t’i zgjedhin të gjithë nxënësit, pavarësisht rezulateve të tyre.

“Shkollat profesionale, nuk janë shkolla vetëm për ata që  janë me nota të ulëta në 9-vjeçare dhe në gjimnaz,  shkollat profesionale janë dhe për ata që janë të shkëlqyer, që shkojnë dhe marrin mësime informatike apo të ndryshme, por sidomos për ata është mundësia e një zanati. Ndryshe do harxhojnë kohën, do harxhojnë të ardhurat e familjes dhe në fund do ngelen si peshku pa ujë, pa asgjë. Ndërkohë që marrin një zanat, e kanë një çelës në xhep”, u shpreh Rama.

“Shkollë profesionale që nuk ka pasur rikonstruksion ndonjëherë. Nuk ka patur ndonjëherë këtë pamje, këtë qasje dhe këtë vëmendje. Shumë faleminderit”, u shpreh drejtuesja e shkollës, e cila tha se aktualisht shkolla ka rreth 300 nxënës, një shifër që ka tendencë të rritet me prurjet e reja të nxënësve nga gjimnazet.

Lexo edhe :  “Respekt”, Rama shpërndan foton e të riut duke shpëtuar një qen nga zjarri

Shkolla “Nazmi Rushiti” ka bashkëpunim të suksesshëm me komunitetin e biznesit në rajon, ku realizohen praktikat profesionale si për nxënësit edhe për mësuesit. Një pjesë e nxënësve të saj punësohen, jo vetëm pas përfundimit të shkollës, por edhe gjatë viteve të shkollimit. /O.S

Të fundit

Makth në aeroportin e Milanos, 26-vjeçari i vë flakën koshit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Malpensa të Milanos ku një 26-vjeçar i vuri...

Trump bën gafë: Solla paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Dy muaj pasi Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për shtyp ngatërroi Tiranën me Teheranin, teksa komentonte sulmin e SHBA-ve...

Hamallaj, plagoset një person! Autori largohet me “Toyota Yaris”

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit. Sipas raportimeve, një person identiteti i të cilit...

Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një intervistë me...

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku ka zhvilluar një takim me...

Lajme të tjera

Web TV