Buxheti 2024/ Rama garanton përfundimin e 30 shkollave të reja dhe hapjen e të tjerave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit 2024, do të garantojë përfundimin e 30 shkollave të reja, si dhe nisjen e punimeve për shkolla të tjera.

“Buxheti 2024, garanton përfundimin e 30 shkollave të reja dhe hapjen e kantiereve të reja”- shkruan Rama në facebook.

Më herët, kreu i ekzekutivit ka bërë me dije se buxheti i vitit 2024, parashikon rritje të rrogave për 30 mijë mësues, mbi 14 mijë infermierë si dhe indeksim të pensioneve për 717 mijë pensionistë.

Të hënën pritet të mbahet seanca maratonë për miratimin e buxhetit 2024. Deputetët e ‘grupit’ të Bardhit dhe Berishës kanë paralajmëruar sërish bllokim të seancës ashtu siç kanë vepruar me seancat dhe me komisionet parlamentare gjatë 2 javëve të fundit./e.t

Të fundit

BE-ja synon të investojë 200 miliardë euro në inteligjencën artificiale

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen tha se ata synojnë të nisin një investim prej 200...

Pse ka gjithnjë e më shumë minj në qytetet e mëdha?

Ne e dimë se ngrohja globale dhe, në përgjithësi, ndryshimet klimatike shpesh kanë një efekt negativ në specie të ndryshme shtazore - ato modifikojnë sjelljen...

9 ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por...

Skandal në Spanjë, lojtari i Real Madridit rrezikon dënim me pesë vite burg

Një skandal ka përfshirë lojtarin e Realit, Raul Asencio. Ky i fundit rrezikon të dënohet me 5 vite burgim, për shkak të një skandali...

“Prime” i radhës i “BBVA”/ Çfarë pritet të ndodhë sonte?

Natën e sotme do të mbahet “Prime” i radhës i spektaklit të njohur “Big Brother VIP Albania”, dhe ndjekësit janë shumë kuriozë për zhvillimet...

Lajme të tjera

Web TV