Rregulli magjik për të përgatitur gjelin e detit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjeli i detit është një prej gatimeve simbol për festat e fundvitit, nisur nga kjo, ekspertët japin disa këshilla për sa i përket përzgjedhjes së tij. Mund të duket e ekzagjeruar, por ka disa rregulla për blerjen e gjelit të detit.

Ekspertët thonë se, gjeli ideal duhet të ketë rreth 450 gram mish, për çdo person. Nëse nuk blini dot një gjel të madh, më mirë do të ishte të blinit dy më të vegjël në madhësi, pasi do ishte edhe më e lehtë për t’i pjekur perfekt.

Një gjel që peshon nga 3.5 deri në 5.4 kg, duhet të shkrijë në frigorifer për të paktën 1 ditë, ndërsa një gjel që peshon nga 6 deri në 7.5 kg, duhet të shkrijë në frigorifer për të paktën 2 ditë.

Nëse gjeli peshon 8 deri në 10 kg, i duhet një kohëzgjatje më madhe e cila varjon nga 4 deri në 5 ditë.

Nëse doni që gjelin ta shkrini më shpejt, futeni atë në një enë të madhe të mbushur me ujë të ftohtë, të cilin duhet ta ndërroni çdo gjysmë ore, por mishi duhet të jetë në paketim në mënyrë që lëkura të mos bjerë në kontakt me ujin.

Pasi gjeli i detit të jetë shkrirë dhe larë, ai duhet tharë me letër kuzhine ose napë të pastër pambuku. Gjatë kësaj kohe, nuk duhet të prekni me duar asnjë ushqim dhe as një enë tjetër.

Sigurohuni që të keni pastruar vendin e gatimit me ujë dhe uthull, të keni larë duart, tharë ato përpara nisjes së gatimit dhe prekjes së ushqimeve të tjera./Fjala.al/

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV