Manastirliu: Hapet COVID-2, realizon kirurgjinë e parë për një paciente të prekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapet spitali i dytë COVID. Nga sot, spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend. Spitali “Shefqet Ndroqi” ka pritur pacientin e parë, një ndërhyrje kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19, ndërsa pacientët e këtij spitali janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë publik lajmin gjatë një komunikimi online.

“Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19.”

Manastirliu bëri të ditur se pacientët e spitalit “Shefqet Ndroqi” janë transferuar në Elbasan, duke shtuar se në spitalin COVID 2, janë organizuar ekipet mjekësore që do të shërbejnë në këtë spital, ndërsa në spitalin infektiv po vijon trajtimi i pacientëve me covid-19.

Ministrja e Shëndetëisë tha se kjo situatë do të kalohet duke respektuar të gjithë Paktin e Madh për Shëndetin.

“Ne do të vazhdojmë t’ju shërbejmë me përkushtimin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, epidemiologëve tanë të mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar me korrektësi dhe transparencë maksimale çdo ditë, çdo orë, për çdo zhvillim. Ndërsa JU, ju do të vazhdoni të zbatoni rigorozisht masat e higjenës dhe të distancimit social, si i vetmi mjet për të ndërmuar njëri-tjetrin në kët betejë të përbashkë.”

Më herët zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se në Shqipëri janë 212 raste të konfirmuara pozitivë me COVID-19, dhe në total janë kryer 1436 teste në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV