Dosja “Partizani”/ Berisha: Nuk më dëmtuan në betejën time, vazhdoj të jem në politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për dosjen “Partizani”, masën lehtësuese ndaj dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi si dhe për akuzat për korrupsion ndaj tij nga SPAK.

Berisha e quajti të gjithë çështjen si proces i montuar stalisnit i kthyer në praktikë të drejtësisë, ndërsa shtoi se ishte e stisur nga kryeministri Edi Rama. Më tej Berisha beteja e tij politike nuk u dëmtua dhe se vazhdon të mbetet në politikë.

“Së pari ky është një proces i montuar stalinist i kthyer në praktikë të drejtësisë shqiptare nga Edi Rama pasi Jamarbër Malltezi u mbajt në burg për fajin e vetëm se nga 1 miliard e 577 mln metër katror tokë, ai ka marrë 410 metër katror trashëgimi nga gjyshja i vetë. I ka marrë në përputhje me ligjin.

Unë u them shqiptarëve se këtu ndahet bota e vjetër e sigurimit të shtetit, ku ishte siç porositej. Zonja që unë e kam denoncuar si motër biologjike e Taulant Ballës me akt verbërie njerëzore për ta mbajtur në burg thotë se korrupsioni konsumohet edhe kur zbatohet ligji.

Gjykatësja sot nëse do i përmbahej ligjit kishte një zgjidhje, lirimin e tij. Tre vite hetime shteruese thonë, kanë pyetur dhjetar zyrtarë të tjerë, përveç Malltezit. E arrestuan në mënyrën më brutale. Rama njeh hakmarrjen politike. Për çfarë? Në 200 faqe s’kanë gjetur asnjë provë që mund të ngrenë pad9i penale. E kanë filluar para 3 vitesh për çështje penale, më pas rezulton se s’ka çështje penale. Në 3 nuk e thirrën njëherë ta pyesnin. Nuk mund të ndërtonin një piramidë mashtrimesh ndaj një njeriu që ka marrë rreth 40 metra katrorë tokë. Unë nuk mund të pranoj kurrë një gjë që stiset fund e krye.”, tha Beerisha./E.T

Lexo edhe :  Plas sherri në Pogradec/ Eksponenti i PD godet komisionerin e PS në qendrën e votimit

 

Të fundit

Kaq ishte!

Nga Enriketa Papa Kaq ishte! I qendrova besnike bindjes sime qe prej 9 shtatorit 2021, qe Berisha nuk e sjell PD...

Nuk i erdhën në takim, prindërit i çuan një letër Albës: Çfarë shkruhej në të?

Pavaresisht se prindërit e Albës nuk u paraqitën në studio për t’i bërë një surprizë vajzës së tyre, duke shkaktuar dhimbje emocionale tek ajo,...

Izraeli me ofensivë të re në Rripin e Gazës, injoron thirrjet për zgjidhje paqësore

Menjëherë pas takimit të presidentit gjerman me Netanyahun në Izraelpati një alarm për shkak të një sulmi me raketa nga Rripi i Gazës. Presidenti gjerman...

“A s’ju vjen zor, do iu ngecë në fyt”/ Plas sherri live në emision mes Bozdos e Çuçit

Vota e diasporës dhe pretendimet e PD për krime në zgjedhje u bënë “sebep” për debate dhe tensione në studion e emisionit “Opinion”. Një pyetje...

Media greke jehonë performacës së ‘Shkodra Elektronike’ në Eurovizion

Mbrëmjen e së martës, më 13 maj, skena e gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025 në Bazel u përfshi nga flakët,  në kuptimin e...

Lajme të tjera

Web TV