Opsioni i ri i Google Meet/ Pavarësisht moshës ju ‘rikthen’ në shkollë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë Google Meet mund të dallojë nëse ju ngrini dorën dhe aktivizon ikonën virtuale për të njoftuar pjesëmarrësit e videotelefonatës se do të bëni një pyetje. Ky opsion që mundësohet falë inteligjencës artificiale, u lajmërua fillimisht në muajin mars.

Google Meet mund ta dallojë dorën kur është e dukshme në kamera dhe duhet të jetë larg fytyrës dhe trupit tuaj, shpjegon kompania në një postim. Mund të nevojitet që ta mbani dorën lart për disa sekonda sa të aktivizohet opsioni (i cili na kujton pak vitet e shkollës).

Ikona e dorës së ngritur do të shfaqet para jush dhe më pas imazhi juaj do të zhvendoset në hapësirën kryesore që të tjerët të shohin se dëshironi të flisni.

Opsioni është i çaktivizuar por ju mund ta ndryshoni përmes Settings. Për personat që janë duke folur është i çaktivizuar automatkisht në mënyrë që të evitohet dalja e ikonës nëse ata janë duke lëvizur duart gjatë kohës që flasin.

Muajin e shkuar, Google Meet shtoi një modalitet që lejon vendosjen e një filteri i cili njëtrajtëson lëkurën, ndriçon pjesën poshtë syve si dhe i zbardh./O.S

Të fundit

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se...

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante...

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

Lajme të tjera

Web TV