Nga sot duhet të dilni për pazar me leje, ja si të aplikoni për ta marrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga dita e sotme, të gjithë qytetarët që d të bëjnë Pazar apo të dalin nga banesa e tyre duhet të pajisen me leje.

Ja si merret ajo:

Pasi identifikoheni në e-Albania me të dhënat tuaja personale duhet të klikoni në shërbimin leje për dalje e cila gjendet në faqen kryesore të aplikacionit.

Pasi të lexoni udhëzimet sqaruese, në fund të faqes klikoni butoni “Përdor” për të vijuar me aplikimin. Pasi të zgjidhni datën për të cilën kërkoni leje për të lëvizur, klikoni butoni “vazhdo”.

Në ekran do ju shfaqet certifikata juaj familjare, nga ku do të përzghidhni emrin e anëtarit që do të pajiset me “Leje për dalje”.

Pasi të përgjidhni emrin e antëtari duhet të caktoni edhe orën e lëvizjes brenda fashës së orarit të lejuar.

Nësë dëshironi mund të shkruani edhe numrin e telefonit që leja juaj t’u vijë me sms dhe më pas klikoni butonin “dërgo”.

Leja miratohet mënjëherë nga Policia e shtetit duke ju dërgua një email dhe sms në telefonin tuaj miratimin e lëvizjes suaj.

Në email do të keni ermrin e personit dhe barkodin, në rast se policia do jua ndalojë nëpërmjet tij bëhet verifikimi që keni lejen e nevojshme.

Por për të gjithë ata persona që nuk kanë një kompjuter apo telefon smart mund të dërgojnë një sms në numrin 55155 duke shkruar numrin e kartës së identitetit dhe ora dë dëshironi të lëvizni nga shtëpia. Aplikimet me sms vlejnë vetëm për ditën pasardhëse.

Nga kjo leje përjashtohen të moshuarit, për të cilët qeveria ka vendosur që të mos i larë të dalin nga shtëpia.

Të fundit

Shpallet i humbur në Ksamil 49-vjeçari nga Tirana, familjarët kanë humbur kontaktet

Një 49-vjeçar nga Tirana, Naim Likometi, është shpallur i humbur që prej mëngjesit të djeshëm në Ksamil. Familjarët e...

Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë ndihmon pakicën dhe dëmton shumicën

Ajo e ka denoncuar sistemin fiskal të Shqipërisë si më të rëndin në rajon, duke e cilësuar si një strukturë që favorizon një pakicë...

Zjarr i qëllimshëm në Dardhas të Korçës, aktivizohen dy vatra

Dy vatra të qëllimshme zjarri janë aktivizuar mbrëmjen e të shtunës në njësinë Dardhas midis fshatrave Grunjas dhe Prenisht. Vatrat e zjarrit kishin përfshirë...

Elbasani nis kremtimet për festën tradicionale të Ditës së Verës

Qyteti i Elbasanit nis kremtimet për festën tradicionale të Ditës së Verës. Do të jetë një javë e mbushur me aktivitete të larmishme te cilat...

Grevë e papritur në aeroportet e Gjermanisë, anulohen qindra fluturime

Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevëtë menjëhershme këtë të dielë. Për këtë...

Lajme të tjera

Web TV