Festat kombëtare, shqiptarët zgjedhin të fluturojnë jashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festat kombëtare si ajo e pavarësisë dhe e çlirimit të vendit, qytetarët e kryeqytetit kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit. Ndonëse të pakta në numër krahasuar me në vit më parë, agjencitë turistike thonë se prenotimet për këto pushime kanë nisur që prej një muaji për të përfituar nga çmimet.

Sipas operatorëve turistik vendet e Evropës perëndimore mbeten destinacionet më të preferuara, kjo për shkak se edhe çmimet e ofruara mbeten të favorshme.

“Kanë qenë për Europën Perëndimore, Portugali, Barcelona, Madridi, Lisbona, Firence këto vendet janë më të kërkuara. Pastaj dhe rajoni nuk mbetet mbrapa për shkak se janë afër, çmimet janë pak më të lira”, tha Fjorida Zani, operatore turistike.

Këtë vit, festat e Nëntorit, falë edhe vendimit të qeverisë për ta bërë të hënën pushim për administratën shtetërore, janë parë si një mundësi e mirë për të bërë një pushim të gjatë. Nga ana tjetër ardhja e dimrit dhe dëbora e parë kanë bërë që të tjerë qytetarë të zgjedhin juglindjen e vendit.

“Korçë, Voskopojë, këto vendet, tani fatmirësisht filloi dhe bora, kështu që mund t’i shijojnë pak më shumë këto destinacione”, tha Zani.

Në kryeqytet për herë të parë më 28 Nëntor, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, do të zhvillohet Parada e Shqiptarëve, me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit. Aktivitetet do të vijojnë deri në mbrëmje ku do të mbahet dhe një koncert festiv./O.S

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV