Regjisorit i humbet kuleta,taksisti e gjen dhe ja kthen/ Veliaj: Jemi qyteti më i sigurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatos Berisha, drejtues i PriFest dhe regjisor i njohur, ka ndarë një histori nga vizita e tij e fundit në Tiranë.

Duke udhëtuar me një taksi, Berisha tregon se kishte humbur kuletën bashkë me dokumentet e tij. Megjithatë, taksisti, Halil Hafuzi nga Kukësi, e gjeti kuletën dhe pasi e identifikoi, bëri një përpjekje të madhe për ta kthyer atë në dorë të pronarit.

Regjisori shprehet për mënyrën e papritur dhe admiruese si taksisti mori përgjegjësinë për të gjetur kontaktin në internet dhe ia dorëzoi kuletën në atë adresë.

“Dje në Tiranë. Mora taxi për te TullaCulture dhe me taksistin (me prejardhje nga Kukësi) bëmë bisedë të këndshme rreth Kosovës, Kukësit, Londrës, çmimeve e të ngjashme. Zbrita te Tulla, dhe ai aty e kuptoj çfarë dhe ku ishte Tulla.

Por, unë nuk kuptova që në atë taksi më kishte rënë kuleta (me gjitha kartelat e leternjoftimin). Ndërkohë, taksisti kishte gjetur kuletën, nga ID ime e kuptoi e kujt ishte, dhe mori mundin të hulumton në internet për të gjetur ndonjë kontakt të Tulla Center. E gjenë dhe u shkruan, duke lënë kontaktin e tij.

Dhe krejt në fund, edhe ma sjell kuletën aty ku më kishte lënë. Ai quhet Halil Hafuzi. Ende ka njerëz të mirë. Një qytetar i ndershem i Tiranës që duke bërë vepër të mirë i bën nder edhe qytetit”, shkruan regjisori i njohur nga Kosova Fatos Berisha.

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, ka ripostuar këtë mesazh, duke e vlerësuar si një shembull të thjeshtë të mikpritjes dhe sigurisë në këtë qytet.

“Tirana qyteti më i sigurt në rajon, meritë e njerëzve të thjeshtë që kuptojnë se Tirana mikpritese është formula e suksesit tonë”./O.S

Të fundit

Psikologjia/ Një metodë e pagabueshme për të mësuar më mirë!

Këshilla që ndokush dëshiron t'u japë atyre që duhet të japin provim është gjithmonë e njëjta: filloni herët, mos e kufizoni veten...

Si ‘Çokollata e Dubait’ pushtoi botën

Në fillim të gushtit, rrjetet sociale u pushtuan nga një trend i ri: një çokollatë në formë tulle, e mbushur me një përbërje pistachio,...

Finlandezët janë qytetarët më të kënaqur në BE

Vlerësimi mesatar i kënaqësisë nga jeta në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2023 ishte 7.3 në një shkallë nga zero deri në 10. Eurostat njoftoi se vlerësimi...

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit/ Begaj: Lutemi për miliona viktimat

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, përcolli mesazhin e rëndësisë së kujtesës historike për të mësuar nga...

38% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të ngrohin shtëpitë

38% e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të ngrohin banesat e tyre. “Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është vendi i parë në Europë...

Lajme të tjera

Web TV