Sierra Leone vendos shtetrrethim kombëtar/Të burgosurit arratisen nga qelia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Sierra Leone është vendosur shtetrrethim kombëtar, pasi persona të armatosur bastisën burgjet, duke liruar të burgosurit. Sipas asaj që shkruan BBC, të burgosur nga një numër i madh burgjesh u liruan të dielën në mëngjes.

Më herët, persona të armatosur kishin sulmuar kazermat ushtarake në kryeqytetin, Freetown. Banorët raportuan se kishin dëgjuar të shtëna nga këto kazerma, të cilat ndodhen pranë rezidencës presidenciale.

Pas sulmit, Ministria e Informacionit deklaroi shtetrrethim të menjëhershëm. Banorët nëpër vend janë rekomanduar “fort” që të qëndrojnë brenda, ndërsa fluturimet drejt dhe nga aeroporti i vetëm ndërkombëtar i vendit janë anuluar.

Rreth mesditës, ministri i Informacionit, Chernor Bah, tha se agresorët ishin shtyrë në rrethinat e Freetown.

Në platformën sociale X, ai shkruajti: “Pjesa më e madhe e qytetit është e qetë dhe nën kontrollin e forcave shtetërore të sigurisë”.

“Pjesa më e madhe e qendrave të vuajtjes së dënimit, përfshirë burgjet e Pademba Road u sulmuan më herët gjatë ditës së sotme dhe në interes të mbrojtjes së jetëve të civilëve, përshirë të të burgosurve, forcat e sigurisë u detyruan që të bënin një tërheqje taktike”.

Burime ushtarake i thanë BBC se disa prej personave të armatosur, përfshirë roja i ish-presidentit Ernest Koroma, janë arrestuar.

Gjatë orëve të mëngjesit, në rrugët e Freetown u shfaqën ushtarë të pajisur me armatime të rënda në një makinë policie, ndërsa të tjerë brohorisnin se planifikonin të “pastronin Sierra Leonen”.

Mbetet e paqartë sa të burgosur janë liruar, por pamjet shkruan BBC, tregojnë shumë persona që arratiseshin nga burgu i Pademba Road. Në një video shfaqej reperi i njohur Boss LAJ, i cili u fut në qeli vitin e shkuar për grabitje, e që sot vraponte i lirë.

Lexo edhe :  Në pushtet që nga 2021/ Rusia bëhet kombi i parë që njeh qeverinë talebane në Afganistan

Në X, presidenti Julius Maada Bio foli për një rezolutë për “mbrojtjen e demokracisë në Sierra Leone” dhe u kërkoi qytetarëve të qëndronin brenda.

Situata politike në Sierra Leone mbetet e tensionuar që prej Qershorit, kur presidenti Bio u rizgjodh në krye të shtetit. Procesi zgjedhor në fjalë është dënuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë për mungesë transparence në numërim, aktet e dhunës dhe intimidim të votuesve.

Në Gusht një numër ushtarësh u arrestuan dhe u akuzuan se po planifikonin grusht shteti ndaj presidentit.

8 shtete në Afrikën Perëndimore dhe atë Qendrore janë nën sundimin ushtarak pas një sërë grushtesh shteti, përshirë në Guinenë fqinje.

Dhunën e kësaj të diele e kanë dënuar ashpër SHBA, Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar, si dhe blloku rajonal Ecowas./O.S

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV