Një homazh për gjyshin dhe babain tim që krijuan “Nëntorin e Dytë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Blushi

Dua tj’u uroj të gjjthëve Gëzuar Festën e Pavaresisë me kujtimin e filmit Nëntori i Dytë, krijuar nga gjyshi im Dhimitër Shuteriqi dhe babai im Kiço Blushi.

Pavaresia e Shqipërisë në 1912 mbetet pa dyshim data më e rëndësishme e historisë sonë, për vonesat, pengesat dhe mënyrën sesi u arrit.

Shumë detaje të kësaj përpjekje të Ismail Qemalit mbeten ende sot të pandriçuara, përfshi Aktin e Pavarësisë që për fat të keq ka humbur dhe nuk gjendet më.

Ndoshta shumë shqiptarë nuk do kishin kaq shumë emocione për Ditën e Pavarësisë nëse nuk do egzistonte filmi Nëntori Dytë i prodhuar në vitin 1982 me rastin e 70 vjetorit.

Unë isha i vogël në atë kohë por për fat ende mbaj mend gjyshin dhe babain tim duke diskutuar për skenarin e filmit që ngjalli Ismail Qemalin dhe gjithë aventurën e tij nëpër moçalet e Shqipërisë për të ngritur Flamurin në Vlorë.

Të dy kishin disa dhjetera variante për titullin e filmit derisa vendosën për Nëntorin e Dytë, ndërkohë që i pari i takonte Skëndërbeut dhe i treti Çlirimit në vitin 1944.

Im gjysh dhe babai rrinin me orë të tëra duke shkruar, rishkruar dhe redaktuar pjesë nga një skenar që sot i ngjan një balade. Ky film ka kaq shumë emocion, dashuri dhe patriotizëm saqë në disa raste të mallëngjen dhe të merr frymen. Nuk besoj se ka film historik të kësaj përmase të realizuar më mirë në historinë e kinemasë shqiptare.

Sot është dita për t’i bërë një homazh Dhimitër Shuteriqit dhe Kico Blushit të cilët krijuan monumentin më të madh artistik dedikuar Pavarësisë.
Pavarësia shkëlqën si dita më kulmore në historinë tonë por ajo nuk do shndriste dot kaq fort pa Nëntorin e Dytë.
Gezuar Festën  /  S.M

Të fundit

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët...

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Lajme të tjera

Web TV