“Candy Cane Lane”. Titullohet kështu filmi më i ri i Edi Murphy për sezonin e festave të fundvitit, i pari i këtij lloji që aktori luan.
Në Los Angelos është mbajtur premiera e filmit ku të pranishëm ishte i gjithë kasti i aktorëve. Historia e filmi ka të bëjë me personazhin Chris i cili dëshiron të fitojë një konkurs që mbahet ccdo vit dhe shpërblen personat që realizojnë dekorimet më të mira për Krishtlindje.
Për të fituar konkursin ai bën një pakt me një kukudh të djallëzuar që quhet ‘Papper’ i cili bën magji të zezë dhe fut të gjithë qytetin në një kaos të vërtetë.
Për të shpëtuar Krishtlindjet, Chris duhet të punojë me gruan edhe tre fëmijët e tyre për të prishur magjinë.
“Kelly Younger, e cila është skenariste, shkroi diçka unike, dhe unë nuk kisha lujatur kurrë më parë , një film për Krishtlindje. Pra, kjo është një gjë e mrekullueshme dhe shumë unike. Mendoj se ka dal një film i mirë. Ashtu si me filmat e tjerë të Krishtlindjeve, ti dëshiron ti shikosh ato pa pushim, pra ccdo sezon festash.”
E konceptuar si një ndërthurje e humorit dhe aventurave, ky film është një dhuratë e parakohshme për festat e fundvitit për të gjithë publikun.
‘Candy Cane Lane’ do të shfaqet të premten në Prime Video në Amazon./O.S