Ja shprehja që përdorin njerëzit e suksesshëm, por të tjerët kanë frikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është e vështirë të pranosh se ke gabuar. Në disa kultura, kjo mund të shihet si një shenjë dobësie ose marrëzie, kështu që shumica e njerëzve kapen më fort pas idesë për të pasur siguri dhe të drejtë.

Por studiuesit kanë zbuluar se kur dikush pranon se ka gabuar, nuk shihet si më pak kompetent. Njerëzit në fakt i konsiderojnë ata si më të zgjuar dhe miqësorë. Njerëzit e suksesshëm e pranojnë hapur dhe thonë: “Po, kam gabuar!”

Tri mësime që mund të nxirren nga kjo shprehje që përdorin njerëzit e suksesshëm:

#1 Ata kanë prioritet mësimin dhe rritjen

Çelësi është që t’i kujtoni vetes se edhe pse sjellja juaj ishte e gabuar, ju mund ta ndryshoni atë në të ardhmen. Vetëm pse po pranoni problemin apo gabimin, kjo nuk do të thotë se jeni një person i keq.

#2 Ata kërkojnë më shumë informacion

Kur dikush ju thotë se e keni gabim, në vend që të hidheni menjëherë në mbrojtje, jini kuriozë se pse po jua thotë këtë. Kjo jo vetëm që ju bën më të hapur ndaj komenteve dhe mendimeve të personave të tjerë, por njëherësh zgjeron mënyrën sesi mendoni për një temë ose çështje të caktuar.

#3 Ata kujtojnë se njerëzit janë të lindur për të falur

Kur ju i pranoni gabimet, krijoni më shumë potencial për të ruajtur ose rregulluar lidhjet më të rëndësishme në jetën tuaj./E.Ç

Të fundit

Shpërthen vullkani Etna, dy hapësira ajrore të mbyllura në aeroportin e Katanias

Për shkak të aktivitetit shpërthyes të vullkanit Etna, kompania e menaxhimit të aeroportit të Katanias njofton se ka urdhëruar...

Inteligjenca Artificiale në rolin e trajnerit

Ka ekipe që nuk ngurrojnë të eksperimentojnë forma inovatore. Ekipi Hamarkameratene, ose siç njihet HamKam e pesta në kategorinë e parë norvegjeze përfitoi nga...

Mungesa e fuqisë punëtore u thellua në vitin 2024

Në vitin 2024 mungesa e fuqisë punëtore në Shqipëri u thellua edhe më tej, duke u bërë një nga faktorët kryesorë që po shtrëngon...

“Sistemi që kishim para 2008 ishte më i miri”/ Arben Ristani ‘godet’ Berishën

Sistemi zgjedhor që është aplikuar në Shqipëri para marrëveshjes së vitit 2008 midis Sali Berishës dhe Edi Ramës për të ndryshuar Kushtetutën, sipas ish-kreut...

Vajza e ish-kryeministrit Berlusconi: Shpresoj që Trump të mos shkatërrojë perëndimin

Vajza e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, Marina Berlusconi, në një intervistë ka deklaruar se ndërhyrjet e hershme të Trump kanë sjellë disa përfitime...

Lajme të tjera

Web TV