Kuvendi mund ta shpallë edhe “mbret”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Mosbindja civile, mbetet ndoshta mjeti i fundit “demokratik” që ka vendosur të përdorë Doktori, për ta “shtyrë edhe ca kohë” mbretërimin e tij në krye të Rithemelimit.

Kuvendi i 2 Dhjetorit, nuk është garë dhe aksion opozitar kundër Edi Ramës. Jo, ai është veprimi dhe akti i rradhës për të rivalizuar Lul Bashën.

Gjithë inatin, mllefin, lumin e akuzave dhe tërbimit, Doktori realisht i ka me të vetët. Me Lulin, Enkeledin, dhe 9 deputetët që akoma nuk i janë bashkuar atij. Kjo ndoshta do të ishte e vetmja zgjidhje, për të përligjur vulën dhe siglën e partisë.

Por Doktori, mbetet “besnik” i platformës së tij dështake. Asnjë kuvend dhe tubim, nuk do ta lëkundë “armikun” Lul Basha, për të mos u bashkuar me atë pjesëz të partisë.

Asnjë kuvend, nuk do të mund ta tundojë grupimin prej 9 deputetësh, ti bashkohen Rithemelimit, pasi nuk shohin “dritë” në fund të tunelit. Atyre edhe kështu, u duket shumë-shumë e largët dita kur do të rimarrin pushtetin nga Edi Rama.

Brenda 18 muajve, Doktori ka mbledhur 2 herë kuvendet e Rithemelimit, dhe nja 112 herë grupimin e deputeteve të tij. Idea që rreket të përçojë është e qartë. “Ne jemi Partia Demokratike, ne na mblidhen mijëra simpatizantë, ne jemi opozita”.

Mentalitet më leninist, nuk mund të ketë në një parti politike si kjo. Partitë e spaktrit të djathtë, me frymë demokratike, janë parti të hapura, të denja për të zbatuar statutin, ligjin, kundërshtarin politik, dhe për të mos penguar aspak garën dhe votën e lirë.

Kuvendi i Rithemelimit, është “mot á mot”, si kongreset e dikurshme të para 1990. Vendos i Madhi, flet i Madhi, dhe shpallet kryetar i Madhi. Kjo do të ngjasë edhe më 2 Dhjetor.

Lexo edhe :  Tollumbacet e “reja” politike të fryrë me helium!

Do të vijnë me autobuzë “kongresmenët”, nja 3 autobuzë të tjerë do ti mbushin nëpër rrethe, dhe do ti zbrazin në sheshin para selisë me thirrjet “Berisha-Berisha, që nënkupton se “ai do të shpallet sërish Mbreti partisë”.

Askush, pavarsisht përpjekjeve që bëjnë disa “nën rrogoz”, nuk mund ta ndryshojë më fatin e asaj partie.

Më fatale, mbetet fakti kur shikon se si, edhe FRPD-në, e ka mbërthyer fryma anarshiste, berishiste, duke fikur shpresat për ndonjë ndryshim të pritshëm brënda asaj force politike.

Rithemelimi i ka hequr tanimë të drejtën çdo zëri kundër, çdo rivali dhe garuesi, që mund të pretendonte se “do të rihapte dhe ringrinte partinë”.

Çdo akt dhe hap, e ndërmer i Madhi, çdo aleancë e vendos i Madhi, çdo kuvend dhe fushatë e hap dhe mbyll ai.

Mosbindja civile, mbetet ndoshta mjeti i fundit “demokratik” që ka vendosur të përdorë Doktori, për ta “shtyrë edhe ca kohë” mbretërimin e tij në krye të Rithemelimit.

Në atë parti, do përmbysur gjithçka, do futur “plugu” dhe do bërë “qilizëm” në çdo zyrë, seksion dhe degë lokale, për të arritur deri tek liria e fjalës dhe mendimit. Pastaj mund ta quajmë ndoshta edhe Parti Demokratike./   S.M

Të fundit

Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

Veshjet e përdorura, që sikur shiteshin me ulje nëpër dyqanet e bamirësisë, tani kanë hyrë në modë, shkruan The...

Sot heshtje zgjedhore! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur...

Mbyllet fushata/ Rama dhe Berisha të bindur në fitore, prova e madhe më 11 maj

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha mbajtën takimet përbyllëse të fushatës në të njëjtën kohë. Rama ironizoi kundërshtarët, duke vijuar me...

HOROSKOPI i ditës së shtunë, 10 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Në dashuri, kini kujdes sepse tensionet mund të rikthehen në çift. Ruani qetësinë dhe përpiquni t’i përballoni problemet me qetësi. Në punë,...

Lajme të tjera

Web TV