Pas një romance të stuhishme, Dua Lipa i jep fund lidhjes me Romain Gavras

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa është ndarë nga partneri i saj Romain Gavras pas një romance të stuhishme tetë mujore, sipas mediave të huaja.

Ylli i popit u pa për herë të parë me regjisorin francez në mars, kur të dy u fotografuan duke u kthyer në shtëpi së bashku nga një shfaqje e modës në Saint Laurent në Paris. Megjithatë, ata bënë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë, dy muaj më vonë në maj. Por tani thuhet se të dy kanë shkuar në rrugë të ndara, sipas The Sun. Këngëtarja ka vendosur që në momentin përpara publikimit të albumit të saj të tretë të fokusohet vetëm në muzikën e saj. Pas publikimit të këngës së saj të fundit ‘Houdini’ muajin e kaluar, ylli 28-vjeçar u nda nga francezi 42-vjeçar.

“Dua dhe Romain janë ndarë pas një vere dashurie. Ajo vendos syze kur bëhet fjalë për karrierën e saj dhe çifti i dha fund lidhjes së tyre përpara se gjërat të përkeqësoheshin. Romain e konsideronte Duan një punëtore, por ajo nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin për asgjë dhe askënd”, tha një burim për The Sun.

Dyshja u panë për herë të fundit duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar, teksa iu bashkua edhe vëllai i këngëtares. Gjatë verës Dua dhe Romain shijuan pushimet në Greqi, ku nuk mungoi as vizita në Kosovë./O.S

Të fundit

BE do të ‘përgjigjet me forcë’ nëse Trump vendos tarifa doganore

BE ka shprehur keqardhje për vendimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të vendosur tarifa të gjera doganore ndaj...

Agravon debati mes Laertit dhe Jozit, këngëtari: S’ke karakter! O pis

Ka agravuar debati mes Jozit dhe Laertit, ku nuk kanë munguar as ofendimet mes tyre. Aktori iu drejtua Jozit duke i thënë “shko ku je...

Balla takim me diasporën shqiptare në Greqi/ Regjistrohuni në KQZ për votën e 11 Majit

Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla, u takua me emigrantët shqiptarë në Kozani të Greqisë. Takimi erdhi në kuadër të turit politik dhe...

Tradita shekullore e tezgjahut/52-vjeçarja tregon sekretin e fijeve që kalojnë nëpër duar

Çdo fije e kalon nëpër duar. Ajo është artizania e vetme e fshatit Prezë, pak kilometra larg Tiranës. Punën me tezgjah Drita Gordi e trashëgoi...

Studentët serbë mbajnë të bllokuar mbi 24 orë një urë në Novi Sad

Studentët në Serbi e zgjatën deri në orët e mbrëmjes bllokimin e një ure mbi lumin Danub në Novi Sad, ku e kaluan natën...

Lajme të tjera

Web TV