Kryesojnë krimet kundër fëmijëve, martesës dhe familjes
Dhuna në familje, braktisja dhe trafikimi i të miturve përbëjnë shumicën e numrit të krimeve të kryera kundër personit përgjatë vitit 2022.
Një raport i INSTAT evidenton se gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 2 078 vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, një rritje kjo me gati 17% krahasuar me 2021.
Krahasuar me 5 vite më parë rastet e dhunës në familje janë rritur me 33%.
Eris Dhamo, Pedagoge e Sociologjisë: Ka ndryshuar morali shoqëror, ka ndryshuar tendenca që shoqëria ka në lidhje me rankimin e vlerave dhe familja sot është vlera më e cënuar.
Për ekspertët rritja e numrit të krimeve në familje vjen si pasojë e një situate të trazuar emocionale që po kalojmë si shoqëri.
Eris Dhamo: Objekt i dhunës sot janë ata më të pambrojturit dhe më të dobëtit si fëmijët dhe gratë. Dhuna është pasojë e një situatë emocionale të trazuar, e një zemërimi.
Edhe braktisja dhe trafikimi i fëmijëve të mitur ka shënuar tendenca në rritje viteve të fundit./O.S