Pirja e kafes pasdite duhet të evitohet, ja si ndikon në shëndetin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithatë për të tjerë konsumi i saj edhe përgjatë ditës nuk është aspak një problem, madje një ritual shumë i preferuar.

Konsumi i kësaj pije mund të rritet kur energjia fillon të bjerë, pra gjatë orëve të pasdites.

Por a është i këshillueshëm konsumimi i kafesë pasdite? Si e ndikon ky ritual i shumë njerëzve shëndetin në përditshmëri?

Ekspertët kanë një përgjigje të qartë për këtë, kafja pasdite duhet të evitohet.

Megjithëse një filxhan kafe në mëngjes ju bën më energjike e ndoshta edhe më ne humor, përgjatë ditës mund të ketë efekt të kundërt.

Kafeina e tepërt në organizëm ju bën më nervozë, të stresuar për shkak se truri nuk arrin të relaksohet plotësisht në asnjë moment të ditës.

Studime të tjera tregojnë se kafeina e tepërt mund të jetë një shkak se përse shikoni manthke.

Prish ritmet natyrale të trupit

Duke qenë se kafeina stimulon trurin kjo mund të shkaktojë prishje të sistemeve tuaja natyrale të trupit.

Pra kur konsumoni një kafe pasdite e keni më të vështirë të flini gjumë e për pasojë të zgjoheni lehtë në mëngjes.

Në një studim të vitit 2017 të publikuar në “Sleep Medicine Revieës” tregohet se kafeina prish cilësinë e gjumit duke ju shkaktuar parehati gjatë natës.

Do të zgjoheni më shpesh natën

Një nga efektet anësore të lëngjeve të tepërta është edhe urinimi i shpeshtë.

Kafeina ka veti diuretike të cilat ju bëjnë të urinoni më shpesh se zakonisht.

Duke qenë se shkakton ankth, stres dhe nervozitet me shumë mundësi do të përjetoni edhe më shumë djersitje gjatë natës.

Të gjithë këto simptoma mund të shfaqen nëse konsumoni kafe pas mesditës.

Lexo edhe :  Zoti na ka dhënë energji për të jetuar mbi 100 vite, nëse kujdesemi për shëndetin tonë

Një nga problemet e tjera që mund të shkaktojë konsumimi i kafes në orë të vona është uria e tepruar.

Disa studime kanë treguar se kafeina ka një efekt ngopës deri në 4 orë ndaj ju mund të mos konsumoni disa vakte nëse pini shumë kafe.

Kjo mund të çojë më pas në uri të tepruar gjatë natës apo orëve të vona./AgroWeb.org/   S.M

Të fundit

Dua Lipa përjeton tmerrin, i shpëton zjarrit masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive...

“Ndjenjat njohin moshë?” Debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit

Situata filloi pas një mendimi të Xumit mbi ushqimin që kishin konsumuar, ku ai komentoi për fileton që kishin ngrënë, duke sugjeruar se nuk...

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë

Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë. 61 milionë lekë shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet...

Komentet homofobe të Papës sjellin revolucion në Kishën Katolike

Kisha Katolike në Itali ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket seminareve të priftërinjve. Siç bëjnë me dije mediat italiane, në to do të lejohen...

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një tërmet me magnitudë 3.7 u...

Lajme të tjera

Web TV