Giuliani i zbulon teorinë konspirative Soros-it për natën e Krishtlindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndaje mendjen Rudi! Giuliani merr pjesë në meshën e mesnatës në katedralen e “St Patrick” në Nju Jork, një ditë pasi tha se ai ishte “më shumë hebre” sesa i mbijetuari nga Holokausti, George Soros, kjo pasi kryetari de Blasio e quan avokatin e Presidentit Trump, një “poshtërim antisemitik”.

Por Rudy Giuliani mori pjesë në meshën e mesnatës në Katedralen Katolike të “Shën Patrikut” me rastin e Krishtlindjeve, pas një interviste ku ai kritikoi ashpër financierin liberal, George Soros, duke vënë në dyshim Judaizmin e tij, edhe pse miliarderi me origjinë hungareze është një i mbijetuar nga Holokausti.

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, postoi një fotografi në faqen e tij në Instagram të Timothy Cardinal Dolan, Kryepeshkopit të Nju Jorkut.

“Kardinali Egan bekoi altarin në mesnatë për të filluar meshën e mesnatës në Katedralen e Shën Patrikut. Predikimi i tij mbi kuptimin e mesnatës ishte një përshkrim i bukur i domethënies së lindjes së birit të Zotit”,- shkroi Giuliani në një status të tijin në Twitter.

Giuliani u kritikua për komentet e tij në intervistën për “NY Magazine”, të cilën ai e dha ndërsa pinte “Mary’s Bloody”, në një hotel në Nju Jork. Kryetari i bashkisë Bill de Blasio ishte një nga ata kritikë, duke akuzuar Giuliani-n për vendosjen e “niveleve të reja të një sjelljeje patetike, pa rrota”.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, akuzoi Giulianin për sulmet e tij ndaj Sorosit.  Giuliani përndoqi Sorosin në një intervistë, duke thënë se, ai ishte më hebre se ai. Ish-kryetari i bashkisë ka shënjestruar vazhdimisht miliarderin filantrop, si pjesë e argumentit të tij për një komplot të thellë shtetëror në punën kundër Presidentit Donald Trump.

“Soros me zor mund të konsiderohet një hebre. Madje unë jam e më hebre se ai. Unë ndoshta di shumë më tepër – ai nuk shkon në kishë, ai nuk di asgjë rreth fesë. Ai nuk i përket asnjë sinagoge, ai nuk e mbështet Izraelin, ai është një armik i Izraelit.

Giuliani, i cili është avokati personal i Presidentit Trump, pretendoi se, Soros është përgjegjës për emërimin e Maria Yovanovitch në postin e ambasadores amerikane në Ukrainë.
“Ai i vendosi të katër ambasadorët atje”,- tha Giuliani për Soros, duke shtuar se, “dhe ai është duke punësuar agjentët e FBI-së”.

Vërejtjet e Giulianit u kritikuan ashpër nga “Lidhja Anti-Shpifje”, një nga organizatat më me ndikim hebre në vend. “Për dekada të tëra, filantropia e Xhorxh Soros është përdorur si foragjere për teoritë e konspiracionit antisemitik të vjetëruar, duke këmbëngulur se ekziston kontrolli dhe manipulimi hebre i vendeve dhe ngjarjeve globale”,- është shprehur ai.

Soros, i cili u bë miliarder pas një karriere të suksesshme në investime, ka qenë subjekt i një numri të madh teorish komplotuese, të përhapura nga qarqet e ekstremit të djathtë. Ai kryeson Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, një grup filantropik ndërkombëtar që dhuron para për përhapjen e vlerave liberale në Shtetet e Bashkuara, si dhe në Europën Qendrore dhe Lindore.

Lexo edhe :  A është ky fundi i Pax Americana?

Ndërkohë, ambasadorja Iovanovitch u hoq nga pozicioni i saj si e dërguara në Kiev, me urdhër të presidentit Trump dhe avokatit të tij, Giuliani.

Demokratët thonë se, Shtëpia e Bardhë e orkestroi largimin e saj për ta bërë më të lehtë për aleatët e Trump, që të bindnin Ukrainën për të filluar hetimet për korrupsion mbi kandidatin presidencial demokrat, Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter.

Ky i fundit, i cili ishte në bordin e një kompanie energjetike në Ukrainë duket se është bërë pjesë e hetimeve të kërkuara nga Presidenti Trump.

Në intervistën e tij për revistën “New York”, Giuliani, në mënyrë të çuditshme pohoi se, jo vetëm që Soros është përgjegjës për Yovanovitch-in, por ai gjithashtu po paguan edhe agjentët e FBI-së.

Ish-kryetari i bashkisë nuk ofroi prova për të mbështetur argumentin e tij. Giuliani besohet të jetë subjekt i një hetimi penal, që po drejtohet nga hetuesit në Qarkun Jugor të Nju Jorkut, zyra e avokatëve amerikanë që ai u drejtohej dikur para se të dilte në politikë.

“Nëse ata po më hetojnë mua, ata janë idiotë. Ata janë absolutisht idiotë nëse po më hetojnë…”,- tha ai për “SDNY”. Giuliani, i cili drejtoi atë zyrë në vitet 1980, një pozicion që e ndihmoi në fillimin e fushatës së tij për kryetar bashkie, tha që, “ai nuk e dinte me siguri nëse po hetohej”.

“Nëse ata mendojnë se kam bërë një krim, ata kanë lajthitur”,- tha Giuliani. “Unë e kam bërë këtë punë për 50 vjet. Unë e di se si të mos bëj krime. Dhe nëse ata mendojnë se unë kam humbur integritetin tim, mbase ata kanë humbur të tyrin në marrëzinë për të urryer Trump, me disa nga gjërat që ata bënë të cilat unë kurrë nuk do t’i kisha toleruar kur isha Avokat i SHBA-së”.

Në intervistën që u zhvillua në hotelin ‘Mark’, një hotel me pesë yje në ‘Rrugën E 77’ të sipërme, në lindje të Nju Jorkut, më 8 dhjetor, menjëherë pasi Giuliani u kthye nga një udhëtim në Ukrainë, ai porositi pijen ‘Bloody Mery’. Në intervistë ai mohoi zërat e përhapur nga ish-gruaja e tij, e cila e kishte paraqitur atë si një të alkoolizuar. “Oh po, po – konsumoj shumë drogë”,- tha Giuliani në mënyrë sarkastike.

Giuliani, i cili është avokati personal i presidentit, tha se, ai do të donte një mundësi për të mbrojtur Trump, gjatë gjyqit të tij të fajësimit në Senat. Përveç punës së tij për Trump, Giuliani ka ngritur firmën e tij të këshillimit dhe disa nga klientët e huaj që ka marë përsipër, kanë ngritur pyetje mbi një konflikt të mundshëm interesi./Fjala.al/ Përgatiti: Kamela Liko/ Burimi: DailyMail

Rudy Giuliani posted a photo from St. Patrick's Cathedral's midnight mass

Rudy Giuliani seated during service at St. Patrick's Cathedral

New York Mayor Bill de Blasio accused Giuliani of setting 'new lows in pathetic, spineless behavior' with his attacks on Soros

Timothy Cardinal Dolan, Archbishop of New York, at midnight mass

Jonathan Greenblatt, the CEO of the Anti-Defamation League, one of America's most influential Jewish organizations, slammed Giuliani's comments about Soros as 'baffling and offensive'

Giuliani serves as personal attorney to Donald Trump and said he'd love to defend the president in the Senate impeachment trial

Rudy Giuliani was spotted partying at Donald Trump's Mar-a-Lago resort in Saturday night

Giuliani, when he was chief U.S. Attorney in New York during the 1980s

 

Të fundit

“Na e kanë keqkuptuar heshtjen”, Rama për Veliajn: Një kryeqytet i tërë u la pa kryetar

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama tha se nga sot nuk do...

“Ngrin” paundi dhe euro, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 11 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 95.4 lekë dhe shitet me 96.7 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane...

Zgjedhjet e 11 majit, Rama-diasporës: Mezi pres gjykimin tuaj për Shqipërinë e çliruar

Kryeministri Edi Rama shprehu dje bindjen se “11 maji do të jetë një votim historik edhe për faktin se për herë të parë shqiptarët...

Livja mesazh Mevlanit: E di që më do, dhe unë të dua!

Livja ka rikthyer sërish në vëmendje raportin e saj me Mevlanin, një histori dashurie që ka ngelur pezull. Ka qenë Mevlani cili i nisi një...

“Sy m’Sy” lidhur me dje, sot e nesër”, flet për herë të parë Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama pritet të reagojë lidhur me arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rubrikën e tij të “Sy më...

Lajme të tjera

Web TV