Buxheti 2024/ Mbështetje me bursa për 3600 nxënës të arsimit parauniversitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 3600 nxënës të familjeve në nevojë do të mbështeten me bursa në arsimin parauniversitar, me buxhetin e vitit 2024.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Arsimit, me buxhetin e vitit të ardhshëm, që u miratua këtë të enjte në Kuvend, do të përmbyllen rreth 30 objekte shkollore dhe do të hapen kantiere të reja në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, për herë të parë do të aplikohet programi i mësuesve të dispozicionit dhe përforcimit. Do të krijohen klasa mbështetëse për rritjen e nivelit të nxënësve me rezultate jo të larta, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në shkollën e re 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan.

“Ne jemi duke nisur një program të ri, programin e përforcimit dhe të dispozicionit në shkolla, i cili do të pilotohet në 30 shkolla në të gjithë vendin. do të jenë më shumë se 80 mësues, të cilët do të angazhohen në territor dhe do të kenë mundësi të mbështesin nxënësit që kanë rezultate jo të larta, nëpërmjet programit të përforcimit”./O.S

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV