“Në Bruksel me kokën lart”,Rama në Kongresin e PS: Ne nuk ndryshojmë qëndrim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste duke përmendur çështjen “Beleri” me Greqinë.

“Gatishmëria e Shqipërisë dhe rritja e kapitalit njerëzor janë të lidhura me këtë parti. Çdo kush që ka një detyre nhga kjo parti ose një detyrë për këtë parti duhet t’i vërë gishtin kokës së vet çdo ditë si unë dhe t’ia kujtoj mirë këtë fat absolut që nëse PS ndalon, ulet dhe kënaqet dhe nuk synon më lart, garancitë mungojnë dhe procesi vihet në diskutim serioz. Në një botë në një rajon në një kohë ku çdo ditë që dikush ndalon, distanca me tjerët që vrapojnë bëhet shumë herë më e madhe se ç’ndodh në kohërat para kësaj.

Ne do shkojmë Bruksel javën e ardhshme, për mbledhjen e Këshillit Evropian të Ballkanit Perëndimor, me kokën lart për të gjitha meritat e Shqipërisë, për të gjitha rezultatet e nënvizuara qartë në Raportin e KE si dhe të përshëndetura nga 26 vende të BE.

Vetëm një shtet, e ka lënë ende pezull opinionin e vet, jo për rezultatet e pamohueshme të Shqipërisë por për një arsye të mosarsyes tradicionale ballkanike në marrëdhëniet fqinjësore, Greqia. Historia dihet, nuk ka nevojë ta përsërisim dhe sot qëndrimin tonë. Qëndrim që as nuk ndryshon deri në 13 dhjetor dhe as nuk do ndryshojë përtej 13 dhjetorit.

Nuk do ndryshojë se ne jemi kokëfortë po or arsyeja për mos ndryshuar mendim është shumë më kokëfortë se ne.

Drejtësia për Shqipërinë është si uji që sapo ka nisur të dalë me vështirësi nga një shkretëtirë, ku brez pas brezi ishte trashëguar gojëdhëna se nuk do dilte kurrë.

Nuk do arrij te besoj që deri më 13 dhjetor se fqinjët tanë do i vënë tapën e netos shishes së hapur më shumë vështirësi dhe përkushtim, nga një skuadër, që e kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në tryezat e dialogut në Bruksel, duke na nderuar të gjithëve dhe duke na provuar gatishmërinë e Shqipërisë në mbështetje.

Në rast se kjo ndodh un nuk do kthehem nga Brukseli i mërzitur, asnjë fije po do kthehem edhe më krenar për Shqipërinë edhe më i motivuar për të vazhduar së bashku punët e mëdha të shtëpisë sonë të përbashkët, edhe më i bindur se një absurditet i tillë nuk do ta vonojë anëtarësimin tonë në BE, dhe për ta bërë gati për BE-në”, tha Rama./O.S

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV