Sulm me raketa ndaj ambasadës amerikane në Irak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sulm me raketë ndaj ambasadës amerikane në Bagdad të premten në mëngjes shkaktoi dëme të vogla materiale, por nuk pati të lënduar, njoftuan zyrtarët amerikanë dhe irakianë.

Një sulm me raketë ndaj ambasadës amerikane në Bagdad të premten në mëngjes shkaktoi dëme të vogla materiale, por nuk pati të lënduar, njoftuan zyrtarët amerikanë dhe irakianë.

Ky është sulmi i parë i konfirmuar ndaj ambasadës, që gjendet brenda Zonës së Gjelbër të fortifikuar në kryeqytetin irakian, që kur filloi lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Brenda Zonës së Gjelbër, përgjatë bregut perëndimor të lumit Tigër, ndodhen ndërtesat e qeverisë irakiane dhe ambasadat.

Militantët irakianë të mbështetur nga Irani kanë marrë përgjegjësinë për dhjetëra sulme ndaj bazave të trupave amerikane në Irak dhe Siri, që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit para dy muajsh. Ushtria amerikane thotë se 78 sulme janë kryer kundër objekteve amerikane gjatë javëve të kaluara, prej të cilave 37 në Irak dhe 41 në Siri.

Një zyrtar irakian i sigurisë tha se 14 raketa të tipit “Katyusha” janë hedhur të premten, disa prej të cilave ranë pranë portave të ambasadës amerikane ndërsa të tjerat ranë në lum. Zyrtari tha se sulmi me raketa shkaktoi dëme materiale, por jo viktima.

Një zyrtar ushtarak amerikan tha se sulmi, gjatë të cilit u përdorën shumë raketa, u krye ndaj forcave amerikane dhe të koalicionit që gjenden në afërsi të kompleksit të ambasadës dhe bazës “Union III”, ku gjenden zyrat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të. Zyrtari tha se nuk kishte viktima e as dëme infrastrukturore.

Një zëdhënës i ambasadës tha se ambasada amerikane u sulmua me dy valë raketash në sulme të njëpasnjëshme rreth orës 4:15 të mëngjesit.

“Vlerësimet po vazhdojnë, por nuk ka viktima të raportuara në hapësirën e ambasadës,” tha zyrtari, duke shtuar se asnjë grup nuk ka marr përgjegjësinë për hedhjen e raketave të premten në mëngjes, por shenjat e para tregojnë se bëhet fjalë për militantët e afërt me Iranin.

Lexo edhe :  Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti!

“I bëjmë sërish thirrje qeverisë së Irakut, siç kemi bërë në shumë raste, që të bëjë çfarë të jetë e mundur që të mbrojë personelin diplomatik dhe të partnerëve të koalicionit dhe ndërtesave të tyre,” tha zyrtari. “E përsërisim, se rezervojmë të drejtën e vetëmbrojtjes për personelin tonë nëpër botë.”

Kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani tha në një deklaratë se “vënia në shënjestër e misioneve diplomatike është diçka që nuk mund të justifikohet.” Ai e quajti sulmin “ofendim për Irakun, stabilitetin dhe sigurinë” dhe premtoi “gjetjen e autorëve të sulmit… për t’i nxjerrë para drejtësisë.”

Kryeministri Sudani erdhi në pushtet me përkrahjen e partive të mbështetura nga Irani. Por ai ka vazhduar të mbajnë marrëdhënie të mira me SHBA-të dhe ka mbështetur praninë e vazhdueshme të trupave amerikane në Irak.

Ndonëse asnjë grup nuk ka marr përgjegjësinë për sulmin ndaj ambasadës, grupi “Rezistenca Islamike në Irak,” që shërben si mburojë e militantëve të mbështetur nga Irani, lëshoi një deklaratë duke marrë përgjegjësi për sulme tjera të premten në bazën ajrore al-Asad në Irakun perëndimor, që shfrytëzohet nga forcat amerikane, dhe ndaj një baze tjetër në fushën e naftës në Sirinë lindore.

Rreth 2,500 trupa amerikane ndodhen në Irak dhe rreth 900 në Sirinë lindore, me mision kundër grupit “Shteti Islamik”. Në dyja vendet, Irani ka militantë me lidhje me Teheranin.

Si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ndaj forcave amerikane, SHBA-të janë hakmarrë me sulme ajrore në tri raste në Siri që nga 17 tetori, që kishin për objektiv depot e armëve dhe ndërtesat e tjera të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit dhe militantët. Shtetet e Bashkuara kanë goditur disa vende në Irak në fund të muajit të kaluar pasi një grup militant për herë të parë hodhi raketa me rreze të shkurtër veprimi ndaj forcave amerikane në bazën ajrore al Asad./O.S

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV