“E dashuroj, njerëzit janë të lumtur”/Atmosfera festive në Shkodër tërheq turistët e huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atmosfera e festave që ka përfshirë Shkodrën që nga 1 Dhjetori ka tërhequr përreth vetes edhe turistë të huaj të cilët ndodhen në Shqipëri.

Shqiptarë që kanë ardhur nga Austria, apo turistë spanjollë i gjen në sheshin festiv të ngritur para bashkisë Shkodër. Ato tregojnë se kanë gjetur një atmosferë të ngrohtë në Shkodër, dhe premtojnë se do të kthehen sërish në Shqipëri gjatë sezonit të verës.

“Është një vend i bukur me plot drita, është një atmosferë shumë e bukur. Asht një vend shumë i bukur dhe të gjithëve që do të vijnë do t’i bëjë përshtypje.”

“Është hera e parë që vijmë këtu. Duket një vend shumë i bukur, ne jemi nga Spanja, nga Saragoza.  Jemi shumë të impresionuar nga kultura mesdhetare, nga festat dhe gjithçka tjetër duket shumë bukur.”

“Ne jemi të gjithë nga Spanja. Të gjithë shqiptarët janë shumë të mirë, na pyesim nga vijmë. Eshtë hera e parë që jemi në Shkodër, kemi ardhur sot në mëngjes në Shkodër. A doni te ktheheni sërish ? Po kemi shumë dëshirë të vijmë sërish në verë këtu.”

“E dashuroj këtë, realisht e dashuroj këtë atmosferë. Njerëzit janë të lumtur, këndojnë kërcejnë i ngjan shumë Spanjës, njerëzit janë shumë të zjarrtë.”

Bashkia Shkodër këtë vit, nisi festën me 1 Dhjetor nën slloganin “Gzo n’Shkodër” duke sjellë cdo natë në sheshin para bashkisë një atmosferë feste, të gërshetuar me shtëpizat që ofrojnë shërbimet dhe produkte për të gjithë si dhe lojrat për fëmije të cilat janë kryefjalë e ditëve festive të krishtlindjes dhe Vitit të Ri./   S.M

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV