Me koronavirusin ‘nëpër këmbë’ në Kosovë bëhet dasmë me 300 të ftuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kohën kur koronavirusi ka ‘pushtuar’ çdo vend, duket se Kosovën kjo nuk e shqetëson aspak. Njerëzit akoma vazhdojnë të mblidhen në grupe të mëdha sikur mos të jetë duke ndodhur asgjë.

Së fundmi 3 serbë të Kosovës janë infektuar nga koronavirusi, dy në veri të vendit dhe 1 në komunën e Lipjanit, mes tyre është një 43-vjeçar nga Mitrovica.

Por autoritete janë frikësuar se infektimi i këtyre personave mund të përhapë masivisht koronavirusin, për shkak të injorimit të ndalimit të qëndrimit të njerëzve në grupe të mëdha. Ky lajm është bërë me dije gazeta serbe “Novosti”, ku ka bërë publike deklaratën e Milan Ivanoviçit, një nga përfaqësuesit e spitalit në Mitrovicë.

Ky i fundit është shprehur se dyshohet që ky 43-vjeçar ishte infektuar në një dasmë dy javë më parë, në një restorant në Zveçan.

“Në dasmë kanë qenë më shumë se 300 të ftuar, midis të cilëve edhe një grua nga Kragujevci, që kishte qenë e infektuar. Tani duhet hulumtuar se kush ka qenë në këtë dasmë dhe të testohen të gjitha rastet e dyshimta. Derisa të mos mbërrijnë rezultatet, të gjithë duhet të vihen në vetëizolim.”- ka deklaruar Ivanoviçi

Të fundit

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Pas skandalit me ndërtimet pa leje, “furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë! Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai...

Alarm në familje/ Prindërit denoncojnë zhdukjen e dy vajzave të mitura

Dy të mitura janë raportuar të zhdukura ditën e sotme në Fushë Kosovë, pasi prindërit e tyre kanë ngritur alarmin. Sipas autoriteteve, prindërit kanë raportuar...

Ngjarja h*rror në Mat, si u rrëmbye, u mbyt dhe më pas u hodh në liqen 23-vjeçari

Renis Dobra, 23 vjeç, nga një fshat i Matit, është gjendur i pajetë dhe me shenja të dukshme dhunë, buzë liqenit të Shkopetit. Babai i...

BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe, përgatitje për një sulm të mundshëm rus

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për...

Lajme të tjera

Web TV