Pakënaqësia për jetesën/ Psikologët shkollorë komentojnë rezultatet e “Pisa 2022”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PISA 2022, studimi më i madh ndërkombëtar për arsimin, ka gjetur se pakënaqësia e 15-vjeçarëve me jetën në Shqipëri, është rritur në 4 vitet e fundit.

Përveç rënies së nivelit arsimor në shkollat shqiptare, anketa globale PISA, gjeti se në vitin 2022 gati 12% e nxënësve në Shqipëri raportuan se nuk ishin të kënaqur me jetën e tyre. Ata e vlerësua kënaqësinë e tyre me jetën me 4 pikë nga 10 gjithsej.

“Sigurisht që për shkak të zhvillimit të vrullshëm ne nuk mund të krahasohemi me 4 vjet më parë, madje as me 1 vit më parë. Kjo sepse të rinjtë përballen me sfida të reja. Ata bombardohen me informacione nga mediat, rrjetet sociale, dhe duke patur shumë llogari, bien pre e bullizmit kibernetik. Ata marrin Kritika dhe sharje që janë të paimagjinueshme shpeshherë për fjalorin dhe gjuhën me urrejtje që përdorin ndaj njëri-tjetrit. Faktor tjetër është që informacionin duan ta marrin shumë të shpejtë, shumë fast-food. Po të shohim informacionin e marrin shumë më thjesht nëse ka foto dhe gërma të mëdha“, shpjegon psikologia shkollore, Dorina Çela.

Një arsye tjetër është që të rinjtë janë të ekspozuar ndaj drogës, duhanit, pijeve energjike që frenojnë zhvillimin e tyre normal. Ajo që duhet bërë është ndërhyrja sa më parë te fuqizimi i trekëndëshit prind-mësues-nxënës. Prindi po kërkon gjithnjë e më shumë notën dhe jo dijen, ndërsa mësuesi kërkon një riprodhim mekanik të njohurive. Fuqizimi i këtij trekëndëshi është zgjidhja./O.S

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV