Covid-19/A do të ulej në një tryezë me Edi Ramën? Ja si përgjigjet Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që qeveria e kryeministrit Rama të marrë shembull nga Kosova, Maqedonia e Veriut, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të saj në këtë kohë të vështirë të krijuar nga koronavirusi.

Përmes një konferencë virtuale me gazetarët, kryedemokrati tha se qeveria ka buxhet për të përballuar këtë krizë. Ndërsa kërkoi sërish që të anulohen kontratat koncensionare apo dhe rialokimet për shpenzime operative apo dhe ato të luksit.

Basha u pyet në lidhje me faktin nëse do të ulej në një tryezë me Ramën për të diktuar mbi mënyrën e daljes nga kjo krizë, Basha u shpreh se “Në këto kushte nga opozita ka pasur bashkëpunimin. Të propozosh zgjidhje, është detyra jonë dhe bashkëpunimi luajal që opozita mund të bëjë për hir të interesit të qytetarëve.

Rasti i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ndaj Covid-19

Basha: S’ka nevojë që të merreni me modelet e vendeve që kanë fuqi të tjera. Le të rrimë tek Kosova, Maqedonia e veriut,. Për të parë se si zgjidhen problemet dhe dëshira për të ndihmuar njerëzit. Ne kemi propozuar një paket ë të plotë, që ka të bëjë me aspektin e masave në shëndetësi, detyrimet e shtetit që burojnë nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Efektet e shtresave në nevojë dhe se si mund të garantojmë mirëfunksionimin e institucioneve në këto kohë krize. Përgjigja për pyetjen se ku ti gjej paratë është e qartë; anulo kontratat koncensionare 120 mln euro . Rialoko 140 mln euro, nga shpenzimet operative, luksi, që s’janë domosdoshmëri në kohë krize. Kjo do të administronte një situatë 2-3 mujore krize. Buxheti k a dhe rezerva të tjera për të përballuar krizën. Mos të shohim Amerikën, por Kosovën. Në këto kushte nga opozita ka pasur bashkëpunimin. Të propozosh zgjidhje, është detyra jonë dhe bashkëpunimi luajal që opozita mund të bëjë për hir të interesit të qytetarëve.

Të fundit

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Rekorde temperaturash thyhen ndërsa nxehtësia ekstreme përfshin pjesë të Evropës

Temperatura të paprecedenta po shkaktojnë vështirësi në jugperëndim të Francës, Kroaci, Itali dhe Spanjë, me shkatërrimin nga zjarret në Evropë që është rritur me...

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin janë regjistruar temperatura të larta. Temperaturat...

Lajme të tjera

Web TV