Trupi i pajetë i një gruaje që ishte dekompozuar është gjetur në një sënduk në dhomën e gjumit në banesën e saj në Caserta të Italisë. Trupi i 77 vjeçarjes u gjet nga e bija e cila e shokuar ka telefonuar policinë.
Prokuroria ka nisur hetimet ndërsa mësohet se e moshuara ka vdekur disa javë më parë.
Viktima quhej Concetta dhe jetonte në Mondragone të Italisë me një prej vajzave. Por trupin e saj e ka gjetur vajza tjetër që nuk jetonte me të./E.Ç