Siguroi armën për vrasjen/ Lihet në burg i dyshuari i katërt per vrasjen e Liridonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me paraburgim ndaj të akuzuarit të katërt, për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me paraburgim ndaj të akuzuarit të katërt, për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Sipas njoftimit të gjykatës mbi të rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprës penale importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit T.D për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D ka kryer veprën penale, andaj nëse i njëjti gjendet në liri, mund të ndikoj në të dëmtuar dhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në deklaratën e gjykatës./O.S

Të fundit

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

Lajme të tjera

Web TV