Mund të shkaktojnë probleme serioze, ja çfarë s’duhet të konsumoni kurrë me stomakun bosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë prej nesh zgjohen në mëngjes dhe kanë një rutinë të bazuar kryesisht në nxitim për të shkuar në punë.

Kjo na bën të konsumojmë ushqime që nuk duhet. Po cilat janë ato?

Ilaçet anti-inflamatore
Aspirina, paracetamoli dhe ilaçet e tjera anti-inflamatore jo-steroide nuk duhet të merren me stomakun bosh. Dhe kjo sepse, jo vetëm ulet efektiviteti i tyre, por mund të shkaktojë probleme serioze si gjakderdhja gastrike.

Kafe
Mundohuni të shmangni kafen me stomakun bosh, qoftë edhe pa kafeinë. Ky i fundit stimulon prodhimin e acidit, i cili shkakton urth dhe probleme të tjera të sistemit tretës. Përveç kësaj, nëse e kaloni mëngjesin edhe pas kafesë, do ta çoni trupin tuaj në mungesë të serotoninës për pjesën tjetër të ditës.

Çamçakëz
Acidi tretës i prodhuar gjatë përtypjes së çamçakëzit dëmton sipërfaqen e brendshme të stomakut, ndërsa përtypja e tepërt e çamçakëzit mund të çojë në sëmundje të tilla si gastriti. Në fakt, hulumtimet kanë vërtetuar se njerëzit që hanë vazhdimisht çamçakëz, preferojnë ushqimin e shpejtë, në vend të frutave dhe perimeve.

Lëng portokalli
Fibrat acidike dhe të forta që përmbajnë agrumet irritojnë stomakun tuaj bosh, gjë që është veçanërisht e rrezikshme për ata që kanë ose janë në rrezik të zhvillimit të gastritit. Për ta shijuar dhe për të përfituar nga përfitimet e tij, ose hani diçka paraprakisht ose hollojeni me ujë në një raport 2 me 1.

Alkooli
Kur pini alkool pa ngrënë më parë, shkalla e përthithjes së tij rritet me dy herë, gjë që çon në një hangover të rëndë. Ky absorbim i shpejtë ndikon ndjeshëm, përveç stomakut, zemrës, mëlçisë dhe veshkave./   S.M

Të fundit

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer...

Flet psikologu: Dy faktorë të fshehur që po shkatërrojnë marrëdhënien tuaj

Psikologu i njohur dhe themeluesi i platformës së këshillimit online Awake Therapy, Mike Travers, ka ndarë për revistën Forbes dy nga faktorët më të...

Çfarë na provuan zgjedhjet e 11 majit!

Nga Denis Dyrnjaja Përveç rezultatit zyrtar ku PS mori një mandat tjetër qeverisës dhe PD e aleatët e saj një mandat tjetër për të qenë...

Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si i shpëtova përdhunimit nga fqinji

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një përvojë traumatike që ka përjetuar...

Datat më të përshtatshme të verës për një martesë ose fejesë!

Duket se viti 2025 është i përshtatshëm për angazhime dhe formalizime, pasi levizjet planetare favorizojnë njohje te reja apo hedhjen e nje hapi kyc...

Lajme të tjera

Web TV