Njihuni me vlerat superushqyese të këtij fruti, çfarë ndodh nëse hamë 5 kokra çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky mund të jetë momenti për të shtuar kumbullat e thata në dietën tuaj. Një studim i fundit tregon se superushqimi redukton inflamaconin dhe ruan shëndetin e kcokave. Kërkuesit thonë se konsumimi i  përditshëm i kumbullave të thata redukton treguesit e inflamacionit që lidhen me shëndetin e kockave.

Rezultatet e studimit tregojnë reduktim të dukshëm të citokinave, proteinave që rregullojnë inflamacionin dhe monociteve aktive, një lloj qelize imunitare që lidhet me inflamacionin kronik. Zvogëlimi u vu re me përfshirjen e 50-100 gramëve kumbulla të thata (5-12 kokrra) në dietën e pjesëmarrësve.

“Këto zbulime mund të lidhen me praninë e elementëve bioaktivë që gjenden te kumbullat e thata përfshirë vitaminat, mineralet, acidet fenolike dhe polifenolet që veprojnë së bashku për të ‘shtypur’ monocitet aktive dhe sekretimin e citokinave që dëmtojnë kockën”, shpjegon bashkëautori i studimit të kryer në Universitetin e Xhorxhias dhe të publikuar në The Journal of Nutrition, Connie Roggers.

Në studim morën pjesë 183 pjesëmarrës të ndarë në 3 grupe: një që nuk hante kumbulla, një që konsumonte 5 gr kumbulla të thata në ditë dhe një që konsumonte 100 gramë. Veç kësaj, ata merrnin suplemente kalciumi dhe vitamine D3 ndërsa matjet për imunitetin, inflamacionin dhe stresin oksidativ u kryen në fillim dhe në fund të vëzhgimit 12-mujor.

Gratë në postmenopauzë që nuk hanin kumbulla humbën 1.5% të dendësisë së kockës krahasuar me ato që konsumonin 5-6 në ditë.

Sipas udhëheqëes së studimit, Mary Jane De Souza, rëndësia e tij qëndron te shpjegimi dhe sjellja e një perspektive se alternativat jo farmaceutike si stili i jetës apo ushqimi mund të ndikojnë në progresin dhe zvogëlimin e dëmtimit të kockës./O.S

Të fundit

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Lajme të tjera

Web TV