Këto shenja e marin me sportivitet momentin e prezantimit me prindrit e partnerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë e dini se kur partneri ka vendosur t’ju prezantojë me prindërit e tij, marrëdhënia po bëhet serioze. Është një moment i rëndësishëm ku nuk doni të dilni keq, por as të përpiqeni tepër që t’ju pëlqejnë.
Disa shenja të zodiakut e kanë shumë të lehtë që të lënë mbresa të shkëlqyera te prindërit e partnerit. Ata kanë një energji që i mrekullon të tjerët dhe janë shumë të afrueshëm, ndaj është thjesht çështje kohe para se të jenë pjesë e grupit familjar në WhatsApp.

Demi

Si shenjë e qëndrueshme toke, mund të mbështeteni gjithmonë te një Dem i qetë dhe i përmbajtur kur takon prindërit tuaj. Demi njihet edhe për ndjenjat e qëndrueshme, ndaj prindërit tuaj do ta kuptojnë menjëherë që bën për ju dhe kaq është gjithçka që ju duhet.

Gaforrja

Kjo shenjë është e fiksuar me gatimin ndaj do të marrin pikë plus në takimin me prindër sepse do të sigurohen që të përgatisin diçka për ta. Gjatë bisedës Gaforrja do t’i shprehë hapur ndjenjat ndaj partnerit dhe duke qenë se është matriarku i zodiakut, është e sigurt se do të miqësohet shpejt me mamanë tuaj. Pjesa më mbresëlënëse do të jetë pas darkës, kur të ofrojë ndihmën e saj për të pastruar.

Virgjëresha

Virgjëresha është perfeksioniste ndaj është e sigurt se do të bëjnë gjithçka që prezantimi me prindërit të shkojë sa më mirë. Fatmirësisht, përpjekjet e shenjës së tokës nuk do të shkojnë dëm. Prindërit do të surprizohen nga dekori i tavolinës, gatimet e shijshme dhe pastërtia e shtëpisë, aq sa nuk do duan të largohen.

Peshorja

Nëse njihni një Peshore, e dini se takimi i parë me të nuk krahasohet me asgjë. Përveçse është shumë tërheqëse, kjo shenjë ajri di se si të kalojë sfidën e prindërve me lehtësi, hijeshi dhe elegancë. Edhe nëse dinamikat ndryshojnë, ajo synon ekuilibrin ndaj do të marrë rolin diplomatik. Do të duket sikur tashmë është pjesë e familjes./O.S

Lexo edhe :  Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

 

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV