Victoria Beckham i bashkohet personazheve të famshëm që flasin hapur për ndërhyrjet estetike.
Ish-anëtarja e Spice Girls u bë kryefjala e mediave rozë në vitin 2017 kur pranoi se kishte zmadhuar gjoksin pas spekulimeve në rritje nga fansat që kishin vënë re ndryshimet e saj fizike.
Në numrin më të fundit të revistës Allure, nëna e katër fëmijëve pranoi se i vjen keq për ndërhyrjen kirurgjikale ndërsa ka pranuar se e ka të vështirë të flasë rreth kësaj teme me vajzën e saj 12-vjeçare Harper.
Ndërhyrja e parë në gjoks ishte në vitin 1999, e ndjekur nga një tjetër në 2006. Stilistja e njohur u pendua për zmadhimin e gjoksit dhe vendosi që në vitin 2009 t’i rikthente në formën e tyre natyrale. 49-vjeçarja kishte vite që mohonte se kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale, por në një intervistë të vitit 2017 për British Vogue ajo u shpreh se fakti që nuk u tregua e sinqertë me fansat ishte shenjë e pasigurisë së saj.
Në atë kohë jo vetëm që stilistja e famshme shprehu pendesë për operacionin e kryer, por edhe paralajmëroi fansat të hiqnin dorë nga këto ndërhyrje estetike./E.Ç