Donald Trump sulmon sërish emigrantët: Po “helmojnë” gjakun e Amerikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si pjesë e fushatës së tij elektorale, ish-presidenti ka përdorur vazhdimisht një fjalim nxitës për politikën e imigracionit të Biden. Duke folur në një tubim të fushatës në New Hampshire të shtunën, ai denoncoi numrin rekord të emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin amerikan në mënyrë të paligjshme.

Ai gjithashtu u zotua të godasë imigracionin e paligjshëm dhe të vendosë kufizime për hyrjen e emigrantëve të ligjshëm nëse siguron një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata po helmojnë gjakun e vendit tonë. Ata vijnë nga çdo cep i botës dhe e pushtojnë vendin tonë”, u tha Trump mijëra mbështetësve në qytetin e Durham.

Në kontekstin e fushatës së tij zgjedhore, Donald Trump ka përdorur vazhdimisht një fjalim nxitës për të sulmuar politikën e ndjekur nga presidenti demokrat i SHBA Joe Biden për imigracionin.

Të shtunën, ai përshtati tekstin e një kënge për të krahasuar emigrantët e paligjshëm me gjarpërinjtë vdekjeprurës.

Nëse zgjidhet president i SHBA-së, Trump ka premtuar të ndalojë “pushtimin e kufirit jugor” të vendit dhe të nisë “operacionin më të madh të dëbimit” të emigrantëve të paligjshëm në historinë amerikane.

Ai përdori pretendimin se emigrantët e paligjshëm po “helmojnë gjakun” në një intervistë që dha në faqen e internetit The National Pulse në fund të shtatorit. Ajo ishte kritikuar nga Lidhja Anti-Shpifje (ADL), një OJQ hebraike që lufton antisemitizmin dhe ekstremizmin.

Udhëheqësi i ADL Jonathan Greenblatt e quajti komentin “racist, ksenofob dhe të neveritshëm”. Jason Stanley, një profesor në Universitetin Yale dhe autor i një libri mbi fashizmin, paralajmëroi gjithashtu se retorika e Trump është e rrezikshme.

Në tetor, një zëdhënës i stafit të fushatës së manjatit republikan i hodhi poshtë kritikat ndaj retorikës së Donald Trump si “të pakuptimta”. Stephen Chung vuri në dukje se shprehje të ngjashme përdoren shpesh në libra, botime dhe programe televizive./kb

Lexo edhe :  Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

 

Të fundit

Trump bashkëpunon me Putin? Gjermania dyshon te presidenti amerikan

Gjermania hedh hije të forta dyshimi për nëse Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje...

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata: Do mbrojmë punonjësit

Pas aksionit në kompaninë “Bankers” që për 20 vite ka shmangur taksat, ka reaguar Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ku thekson se do të mbrojë...

Kapen 3 tonë kokainë në Ekuador! Autoritetet: I përket mafias shqiptare

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafies shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës...

“Miku më i besueshëm i babit”, djali i Hashim Thaçit uron Ramën për ditëlindje

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë një urim të veçantë për ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama. Ai ka bërë...

Rusia: Fundi i luftës në Ukrainë aktualisht nuk duket i mundur

Rusia thotë se arritja e qëllimeve të saj në Ukrainë me mjete diplomatike "nuk duket e mundur" për momentin. Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i...

Lajme të tjera

Web TV