Nxënësi 13 vjeçar humb jetën nga COVID-19, viktima më e re në Britani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nxënës 13 vjeçar është viktima më e re në Britaninë e Madhe nga koronavirusi. Bëhet fjalë për Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, për të cilin mediat britanike raportojnë se ka ndërruar jetën në Kings College Hospital, ditën e djeshme.

Familjarët thonë se janë të shkatërruar për ngjarjen dhe deklarojnë se nuk dinin ndonjë sëmundje të fshehur të djalit, e cila mund të ketë përshpejtuar gjendjen e rëndë pas prekjes nga koronavirusi. Autoritetet janë duke kryer autopsinë për të mësuar më shumë mbi rastin.

Vdekjet e fëmijëve dhe të rinjve nga COVID-19 janë një ngjarje e rallë, por ashtu siç kanë theksuar mjekë të shumtë, askush nuk është imun ndaj këtij virusi. Gjithsesi, koronavirusi kalohet nga shumica e fëmijëve pa probleme të forta.

25,474 është numri i personave të infektuar në Britani, ndërsa personat që kanë humbur jetën janë 1789.

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV