Shefi i OKB-së për refugjatët: Ne ende nuk kemi parë se çfarë ka nën rrënoja në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa numri i viktimave në Gaza po afrohet gjithnjë e më shumë në shifrën 20,000, shefi i OKB-së për refugjatët paralajmëron se vlerësimet aktuale po bien shumë më poshtë se numri aktual i viktimave.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 18,700 njerëz janë vrarë në enklavë që nga fillimi i luftës, raporton BBC.

“Ne ende nuk kemi parë se çfarë ka nën rrënoja”, thotë Martin Griffiths, nënsekretari i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente në një intervistë me Financial Times.

Ai jep shembullin e tërmeteve në Turqi në fillim të këtij viti, kur numri i të vdekurve “aty afër u dyfishua” pas një operacioni rraskapitës kërkimi dhe shpëtimi për të gjetur trupat e bllokuar nën ndërtesat e shembura.

Me bombardimet vdekjeprurëse izraelite që vazhdojnë si në veri ashtu edhe në jug të Gazës, Griffiths beson se konflikti nuk ka arritur ende në gjysmë të rrugës, duke shtuar: Kemi javë dhe javë për të përfunduar këtë luftë të egër./O.S

Të fundit

Ndërhyrrje horror ndaj Donnarummas, ja si duket fytyra e portierit pas ndeshjes

Monaco-PSG zgjati shumë pak për portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma-s, i cili u detyrua të largohej nga...

Shkelja e të dhënave personale, Manja: Sanksionet shkojnë deri në 10 milionë euro

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në Kuvend, diskutoi mbi projektligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale, duke theksuar...

Thirrja e Berishës në Kuvend: Votoni rezolutën e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë

Në sallën e parlamentit vijojnë debatet. Berisha i kërkoi Spiropalit ndërprerjen e seancës dhe votimin për rezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë. Por kryetarja...

Shuma marramendëse që Mariah Carey fiton falë “All I Want For Christmas Is You”

Që nga publikimi i “All I Want For Christmas Is You” në vitin 1994, Mariah Carey është bërë sinonim i Krishtlindjeve. Çdo dhjetor, kënga...

FSHF dënon ashpër dy klubet më të titulluara, Dinamo dhe Tirana pa merkato për tre sezone

FSHF ka bllokuar merkaton për tre sesione dy klubeve më të titulluara në Shqipëri, Tiranës dhe Dinamos. Vendimet: FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve...

Lajme të tjera

Web TV