Ka diçka që Rihana se ka bërë, e mesa duket planifikon ta bëj me bebin e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse sapo është bërë nënë për herë të dytë, Rihanna duket se po mendon për një bebe të tretë.
Në festën e bashkëpunimit Fenty x Puma, këngëtarja u pyet nëse ka diçka që s’mund ta bëjë. “Deri më tani, të kem vajza!”, tha ajo duke qeshur përpara se të nënkuptonte se po planifikon fëmijën e tretë. “Mendoj se 75% do jetë një djalë. Kështu që do kryqëzojmë gishtat”, u shpreh RiRi për E! News.

Rihanna zbuloi se djali i madh, RZA që erdhi në jetë në maj 2023 fillimisht e pati të vështirë që të luante rolin e vëllait të madh. “E pati të vështirë në fillim, por ai e do shumë vëllain e vogël. Sa herë mendon se ne nuk po e shohim, vjen dhe e prek. Nëse ai qan, vjen t’i kapë duart. Mërzitet nëse bebja qan. Zgjohet në mëngjes duke thënë ‘bebi, bebi’. E adhuron. U desh pak kohë, por ia doli dhe jam krenare për të”, tha ajo në një intervistë për Entertainment Tonight. Fëmija i dytë i Rihanna-s dhe Rocky, Riot lindi në gusht 2023.

Në një tjetër intervistë për Access Hollywood, Rihanna foli edhe për partnerin ASAP Rocky në rolin e tij si baba.

“E dashurova ndryshe si baba. Kjo është e madhe. Është thjesht ‘Uau! Çfarë lideri, çfarë babai i mrekullueshëm, i durueshëm!” Dhe për më tepër, kujt do t’ia priste mendja se Rihanna ‘injorohet’ nga dy djemtë e saj që ‘lënë kokën’ pas të atit. “Unë jam thjesht në sfond, jam shtesë”.

Rihanna nuk e përjashtoi mundësinë që bizneset e saj në të ardhmen t’u  kalojnë fëmijëve, por ata mund të duan edhe të qëndrojnë larg kamerave. Ajo u shpreh se diçka të tillë e ka vënë re te djali i madh që nuk pëlqen të fotografohet./O.S

Lexo edhe :  Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja sa kërkojnë për një natë në koncert

 

 

Të fundit

Mero Baze: Te Partia Demokratike në fazën që po gënjejnë veten

Për të mbështetur një fushatë politike bazuar mbi një gënjeshtër është e nevojshme në fillim të ushtrohesh për ta...

“Elbasani, kryeqendra e kulturës në Shqipëri”

Flet drejtori i Qendres se Artit Elbasan, Kliton Kapaj Pergatiti ARTUR AJAZI Qendra e Artit në Elbasanm me mbështetjen ë madhe nga bashkia dhe kryetari saj...

“Blloku” që s’vdes kurrë

Nga Leonard Veizi Qeveria na paska miratuar një buxhet prej rreth 2.5 milionë dollarësh që Blloku të bëhet sërish Bllok — me stil, me drita,...

Deklarata e fuqishme: Bandat lindën në 1997 dhe fajtori është Berisha

Shqipëria po vuan prej dekadash problematikën e bandave të rrezikshme kriminale, që kanë ‘mbjellë e korrur’ mijëra viktima në rrethana lufte mes tyre, trafiqesh,...

Çfarë i tha? Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me Papa Leon XIV

Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, e cila është edhe biseda e parë mes...

Lajme të tjera

Web TV