Sa patriotë janë gjermanët?/ Sondazhi: Vetëm17 % e tyre të gatshëm për të mbrojtur vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, vetëm 17 për qind e gjermanëve janë të gatshëm të marrin armët për të mbrojtur vendin e tyre në rast të një sulmi ushtarak.

Sondazhi, i kryer nga javorja ‘Stern’, ka zbuluar se shumica e gjermanëve nuk ishin të gatshëm për të mbrojtur vendin e tyre me armë në një konflikt të mundshëm të armatosur.

Rreth 61 për qind e të anketuarve thanë se “nuk ka gjasa” ose ishin “kategorikisht kundër” që të regjistroheshin dhe të merrnin armët.

Shifrat ishin në kontrast të plotë me përpjekjet e qeverisë gjermane për të krijuar mbështetje publike për një agjendë më ambicioze të politikës së mbrojtjes.

Qeveria e koalicionit e kancelarit Olaf Scholz hoqi dorë nga politika e matur e mbrojtjes së vendit pas luftës së Rusisë ndaj Ukrainës dhe njoftoi një plan ambicioz prokurimi për të modernizuar forcat e armatosura të saj.

Javën e kaluar, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Gjermanisë i duhen “rreth pesë deri në tetë vjet” për të qenë sërish “e aftë për luftë” dhe për të parandaluar kërcënimet ndaj Evropës./E.T

Të fundit

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte në muzeun ukrainas

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte dhe sende të tjera nga një muze në Kherson gjatë tërheqjes së tyre të...

Milani i bën daljen Igli Tares, del emri i ri për rolin e drejtorit sportiv

Milani është shumë pranë emërimit të një drejtori të ri sportiv dhe sipas raportimeve të fundit nga 'Gazzetta dello Sport', emri që kryeson listën...

Çobanët e Kukësit punësohen në Dragash të Kosovës, pagat janë më të larta përtej kufirit

Në një mëngjes të freskët pranveror në bjeshkët e Dragashit, në jug të Kosovës, tingulli i fyellit përshkon kullotat alpine. Është Halil Disha nga Novoseja...

Durrës, përfshihet nga flakët makina! Shoferi përfundon me djegie

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ndërsa...

Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në...

Lajme të tjera

Web TV