Deputetja Rudina Hajdari deklaroi sot se qytetarët e kanë të pamundur të qëndrojnë të mbyllur kur ata nuk plotësojnë dot nevojat bazë për ushqim.
“Kam filluar aktivitetin në Laprakë, duke u përpjekur të ndihmojë familjet në nevojë, që nuk janë në gjendje të sigurojnë gjërat më bazike, duke qëndruar në shtëpi.
Shikoj që ka shumë familje që më shkruajnë nga të gjitha bashkitë e Shqipërisë, që kërkojnë ndihmë për ushqimet bazë. Kjo është një situatë shumë kritike për këta njerëz. Nuk mund të qëndrosh në shtëpi kur nuk ke ushqimet bazë”, u shpreh Hajdari në një lidhje direkete me emisioni “Dita Jonë” në A2CNN.