Balla: Reforma në drejtësi shpresa e gjithë shqiptarëve, para ligjit të barabartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ka marrë fund koha kur vendimet e gjykatave nuk zbatoheshin”

Tregues i funksionimit të shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi e ka konsideruar ministri i Brendshëm Taulant Balla vendimin e Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e liderit të opozitës Sali Berisha. Duke folur nga Fieri, ai tha se koha kur vendimet e prokurorëve dhe gjykatave nuk zbatoheshin ka marrë fund.

“Unë mendoj që ligji është i barabartë për të gjithë dhe reforma në drejtësi është shpresa që kanë gjithë shqiptarët që para ligjit të jenë të gjithë të barabartë. Vendimet e Prokurorisë dhe vendimet e gjykatave janë të zbatueshme për të gjithë.”

Ai u ndal edhe tek puna e policisë, për të cilën tha se sot është në një revansh kundër krimit të organizuar.

“Jemi në një moment të rëndësishëm historik të një revanshi të forcës dhe sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar.”

Keto deklarata Balla i ka bërë pas prezantimit të prefektit të ri të qarkut Fier , Rajmonda Balilaj e cila më parë ka mbajtur detyrën e Kryetares së Bashkisë së Patosit./O.S

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV