Holanda aprovon vendimin për pranimin e Bullgarisë në zonën shengen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti i Holandës ka votuar për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi ministri i Brendshëm bullgar, Kalin Stoyanov.

“Tani, e vetmja pengesë mbetet kundërshtimi nga Austria”, është shprehur Stoyanov më 22 dhjetor.

Sikurse raporton agjencia BTA, Stoyanov është shprehur se negociatat intensive ndërmjet B

“Unë shpresoj se Austria do të marrë një vendim gjatë ditëve të ardhshme, por dyshoj se kjo mund të ndodhë para Vitit të Ri”, ka deklaruar Stoyanov.

Sofja dhe Bukureshti po përpiqen t’i bashkohen zonës Shengen, por deri më tani kjo u është pamundësuar nga kundërshtimet nga Austria dhe Holanda.

Bullgaria është bllokuar edhe nga Hungaria, për shkak të zbatimit të një takse transiti për gazin rus. Pezullimi i taksës është shoqëruar me tërheqjen e bllokadës hungareze.

Kryeministri i Bullgarisë, Nikolay Denkov, ka thënë se vendimi i Holandës ishte i pritur, dhe se Sofja tani është në një pozitë më të mirë për negociata me Austrinë.

Sipas tij, rezervat e palës austriake karshi emigracionit ilegal po merren parasysh në negociata.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh shefe e diplomacisë bullgare, Maria Gabriel, po ashtu, e ka përshëndetur vendimin e Parlamentit holandez.

“Unë jam e sigurt se kjo është në interesin e mbarë Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.

Ekspertët e Komisionit Evropian kanë vlerësuar një vit më parë se Bullgaria, Rumania dhe Kroacia ishin të gatshme të hynin në zonën Shengen, por Holanda dhe Austria nuk u pajtuan.

Më herët, në nëntorin e vitit 2022, parlamenti holandez miratoi një rezolutë, përmes së cilës i kërkoi qeverisë të bëjë verifikime para se të vendosë për pranimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë.

ullgarisë dhe Rumanisë me zyrtarët austriakë tashmë kanë nisur./O.S

Të fundit

Turqia goditet nga vala e akullit, rekord i ulët prej minus 33.8 gradë Celsius

Pas rënies së vazhdueshme të borës në Turqi për ditë të tëra, e ndikuar nga një valë akulli nga...

Rama iu përgjigjet komentuesve: S’ka më pagë 250 mijë lekë të vjetra në Shqipëri

Rama u bën sërish thirrje emigrantëve që të kthehen për të punuar e investuar në Shqipëri. Kreu i qeverisë thotë se nuk ka më...

U qëllua nga partneri me armë, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital nëna e tre fëmijëve

Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi. Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri...

FOTO: “Ajo po vdes” – Ndryshimi shokues i Ariana Grandes trondit fansat

Ariana Grande është rikthyer dhe njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat...

Tre vjet nga pushtimi rus, liderët e BE vizitë në Kiev: Ukraina është Evropë

Udhëheqësit e BE-së po zhvillojnë këtë të hënë një vizitë në Ukrainë. Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula...

Lajme të tjera

Web TV