17-vjeçari shqiptar humb në Angli, policia thirrje për ndihmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur kontaktet në Canvey, Angli dhe nuk ka ende asnjë gjurmë prej tij. Almaro Pjetri, me trup të hollë e flokë të shkurtër e të errët, për herë të fundit ka qenë i veshur me xhinse të zeza, xhaketë të zezë dhe një çantë.

I riu shqiptar është zhdukur prej kohësh, dyshohet se kontaktet e tij të fundit me familjarët dhe miqtë kanë qenë me 18 dhjetor.

Policia bën thirrje për ndihmë në gjetjen e menjëhershme të tij.

“E keni parë Almaro Pjetrin, 17 vjeç, i cili ka humbur nga Canvey? Almaro përshkruhet si i bardhë, me trup të hollë, me flokë të shkurtër të errët. Ai për herë të fundit është parë i veshur me xhinse të zeza, një pallto të zezë dhe një çantë. Ne jemi të shqetësuar për të dhe duhet ta gjejmë për t’u siguruar që është mirë.

Kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij është i lutur të telefonojë në numrin 101, duke përmendur incidentin 1203 të datës 8 dhjetor”, thuhet në njoftim.

Të fundit

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

Lajme të tjera

Web TV