U shkarkua Natën e Kadrit, Elisabeta Imeraj: Fëmijët më thanë të zuri mallkimi i…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj e ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, tha kujtoi momentin e shkarkimit të saj nga procesi i vettingut që përkoi me Natën e Kadrit dhe bisedën me fëmijët atë ditë.

Ajo deklaroi se reformat duhen mirëpritur, por kur ato bëhen me lobingje është një fatkeqësi shumë e madhe

“Në një bisedë me fëmijët më shumë me të madhen. Kam pasur nën hetim një çështje që lidhet me rekrutimin e personave pra çështja e të ashtuquajturve të terroristëve. Ka qenë një proces goxha i vështirë, qoftë për t’u hetuar, qoftë për t’u përfaqësuar edhe për shkak të subjekteve në hetim që nuk njihnin ligjin dhe ngarkesa më e madhe ishte të kishin përballë një prokurore femër.

Vazhdoj të mendoj se e drejta e çon njeriun në drejtimin e duhur dhe do të arrijë kulmin e saj. Fëmijët janë rritur janë bërë kritikë dhe bëjnë asaj analizë. Shkarkimi im ka ndodhur më 27 prill, që i përket një feste në Komunitetin Mysliman siç është ajo në Natën e Kadrit dhe fëmijët më bëjnë këtë balancë dhe më thonë e shikon se more mallkimin e kësaj gjësë me një lloj ironie.

Po ta shohësh me emocion do të bëhesh e ndërvarur nga episode të tilla. Proceset reformuese dhe me tendenca zhvilluese duhen përkrahur. Por, ama procese që lëshohen me duar të pa kontrolluara duke i lënë hapësirën që lobingje të caktuara të ndikojnë në mbarëvajtjen e proceseve është një fatkeqësi shumë e madhe dhe normalisht nuk mund të ndodhë. Ky është momenti emocional në karrierën time”, theksoi ajo./E.T

Të fundit

Arabët i thonë jo dëbimit nga Gaza/ Netanjahu i kërkon Trump të “shkundë Lindjen e Mesme”

Ai do të jetë lideri i parë i huaj që do të shkelë brenda Shtëpisë së Bardhë. Kryeministri izraelit,...

Aksidenti me një viktimë në aksin Cërrik- Gramsh, vihen në pranga drejtuesit e dy mjeteve

Policia ka vënë në pranga drejtuesit e dy mjeteve, të cilët një ditë më parë (3 shkurt) u përfshirë në një aksident të rëndë...

Vjedhje dhe llogari të rreme në rrjete sociale, tre të rinj bëjnë kallëzim në polici

Tre denoncime janë bërë në policinë e Shkodrës për profilet e rreme në rrjete sociale. Një 30 vjeçare ka kallëzuar se në rrjetet sociale “Tik...

Tragjike në Elbasan, hidhet nga pallati një grua

Tragjike në Elbasan, hidhet nga pallati një grua, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. VIJON…

Mjekët në lot, përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua për vdekje nga e ëma

Të pashpresë, të përlotur dhe me zemrën e thyer, kështu kanë qenë mjekët para trupit të 3-vjeçarit mëngjesin e sotëm (4 shkurt) spitalin në Pagni...

Lajme të tjera

Web TV